SIMPOZIUMI I MBAJTUR MBI TEMËN ‘PËRQASJE E AVANCUAR NË TRAJTIMIN E PATOLOGJISË SPINALE’
Simpoziumi u drejtua nga specialistët kryesor të Qendrlës Spinale të ‘Acibadem Sistina’. Përqasja multidisiplinare në punë u përfaqësua nga prezantime të shumta profesionale të cilat përfshinin të gjithë patologjinë spinale. Një theks i veçantë u vendos në diagnostikimin si dhe në përqasjet e ndryshme të trajtimit tek disa sëmundje të caktuara të shtyllës kurrizore dhe të palcës kurrizore.
I ftuari ynë special i cili mbajti fjalim ishte Prof. Dr. Ahmet Alanay, një specialist në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë, të Grupimit shëndetësor ‘ACIBADEM’ , i cili prezantoi arritjet më të fundit në kirurgjinë spinale për fëmijët.
Këto fjalime u ndoqën nga mbi 150 doktorë nga vendi dhe rajoni, të cilët u përfshinë në mënyrë aktive me pyetjet, qëndrimet dhe mendimet e tyre. Simpoziumi është i akredituar nga Shoqata Mjekësore e Republikës së Maqedonisë.