Spitali Klinik “Acibadem Sistina” vazhdon fushatën promocionale për lindje, duke u mundësuar nënave të ardhshme kujdes mjekësor të standardeve të larta, mbështetje nga një ekip me përvojë dhe kushte bashkëkohore për një lindje të sigurt dhe sa më të këndshme.Në qendrën më bashkëkohore të lindjes në vend dhe në rajon, nëna dhe foshnja janë në qendër të kujdesit dhe vëmendjes, me mbështetje të vazhdueshme në çdo moment të kësaj përvoje të rëndësishme.
Çmimi promocional për lindje natyrale, në kuadër të paketave të lindjes Baby Classic, është 90.000 denarë ose 100.000 denarë, në varësi të mjekut të zgjedhur, ndërsa për lindje me prerje cezariane çmimi është 110.000 denarë, përkatësisht 120.000 denarë.
Paketat e lindjes Baby Classic përfshijnë një sërë shërbimesh të nevojshme për një lindje të sigurt dhe komode, duke përfshirë analgjezinë spinale ose epidurale për lindje pa dhimbje, qëndrim prej 3 deri në 4 ditësh në dhomë dyshe, pranim dhe përgatitje para operacionit, si dhe analizat e nevojshme laboratorike për gruan shtatzënë. Në paketë përfshihet edhe skriningu audiologjik i të porsalindurit gjatë qëndrimit në spital, si dhe një kontroll falas te neonatologu gjatë muajit të parë pas lindjes.
Çdo foshnjë e lindur në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” përfiton një zbritje ekskluzive prej 10% për të gjitha shërbimet shëndetësore të spitalit, gjatë gjithë jetës. Të gjitha foshnjat fitojnë statusin Acibadem Sistina BABY, një program i veçantë besnikërie përmes të cilit identifikohen të gjitha foshnjat e lindura në spitalin tonë. Zbritja vlen për të gjitha shërbimet ambulatore dhe spitalore, me përjashtim të atyre që tashmë ofrohen me zbritje ose janë pjesë e një pakete promocionale. Të njëjtën zbritje ekskluzive prej 10% për të gjitha shërbimet shëndetësore e përfiton edhe nëna pas lindjes dhe mund ta shfrytëzojë gjatë gjithë jetës.
Çdo nënë që lind në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” merr dhuratë një çantë të personalizuar për foshnjën, të dizajnuar posaçërisht me elementet e markës. Përveç dizajnit të veçantë, çanta ka edhe përdorim praktik dhe mund të shërbejë si dyshek për ndërrimin e pelenave, si jastëk dhe si mbulesë për foshnjën. Çanta përmban gjithashtu libra dhe materiale edukative, ngjitëse për veturë, si dhe një paketë me produkte për kujdesin e foshnjës dhe pajisje të nevojshme për të porsalindurin.
PËRZGJEDHJA E PAKETAVE TË LINDJES
Nënat e ardhshme mund të zgjedhin nivelin e shërbimeve dhe përfitimet shtesë që u përshtaten më së miri nevojave të tyre. Për këtë qëllim, në dispozicion janë tri lloje paketash: Baby Classic, Baby Premium dhe Baby Premium+.
Në paketat e lindjes Baby Premium përfshihen të gjitha përfitimet e dedikuara për gruan shtatzënë dhe foshnjën, të cilat mund të shfrytëzohen me një avans prej 20.000 denarësh.
Në paketën Baby Premium+ përfshihet edhe testi NIPT falas, ndërsa paketa mund të shfrytëzohet me një avans prej 60.000 denarësh.
“MEDIPLUS BABY” – KREDI PËR LINDJE PA INTERES
Për një planifikim më të lehtë financiar, gratë shtatzëna kanë mundësinë t’i mbulojnë shpenzimet e lindjes me këste përmes kredisë “MediPlus Baby”, me afat shlyerjeje deri në 60 këste mujore pa interes. Kjo kredi e dedikuar aprovohet nga Alta Banka brenda një dite pune, duke u mundësuar prindërve të ardhshëm t’i planifikojnë dhe t’i menaxhojnë më lehtë shpenzimet që lidhen me lindjen.
25 VJET BESIM NË KUJDESIN PËR NËNËN DHE FOSHNJËN
Gjatë 25 viteve të fundit, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” ka ndërtuar një traditë të njohur në kujdesin për nënën dhe të porsalindurin, duke ofruar diagnostikim bashkëkohor, trajtim mjekësor dhe mbështetje në çdo fazë të shtatzënisë, lindjes dhe periudhës pas lindjes.
Në kuadër të Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” funksionon edhe Spitali i Parë Privat Pediatrik, me Qendrën Emergjente Pediatrike, ndërsa siguri shtesë ofron Njësia e Kujdesit Intensiv Neonatal, e pajisur sipas standardeve më bashkëkohore.
“Acibadem Sistina” vazhdon të ndjekë trendët dhe zhvillimet më të avancuara botërore në fushën e gjinekologjisë, obstetrikës dhe neonatologjisë, duke ofruar kujdes mjekësor të standardeve të larta, siguri dhe mbështetje të vazhdueshme për nënën, foshnjën dhe të gjithë familjen.
Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.