Mario Ilievski, futbollist dhe sulmues kryesor i FC Prishtina, është operuar me sukses në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” pas dëmtimit të tendinës së Akilit në këmbën e djathtë, të pësuar gjatë një ndeshjeje futbolli.
Ndërhyrja kirurgjikale u realizua nga Dr. Mihajlo Ivanovski, specialist i traumatologjisë në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”.
Sipas Dr. Ivanovskit, ndërhyrja kirurgjikale ishte e suksesshme dhe kaloi pa komplikime. Në periudhën në vijim pason faza e rëndësishme e rehabilitimit. Pritet që Ilievski të mungojë nga fushat e futbollit për një periudhë prej 4 deri në 6 muaj.
I urojmë shërim të shpejtë dhe rikthim në fushat e futbollit.

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.