Acibadem Sistina

TRAJTIM I PARË FALAS PËR TË GJITHA FOSHNJAT E LINDURA NË “ACIBADEM SISTINA”

21.01.2026

Këshillimi dhe trajnimi për stimulimin sensomotorik rekomandohet tek:

  • foshnjat e lindura para kohe
  • foshnjat që kanë pasur vështirësi gjatë lindjes, si asfiksi, gjakderdhje në tru
  • foshnjat që kanë marrë këshilla nga një pediatër për terapi fizikale ose monitorim zhvillimor.

Fëmijët e lindur para kohe, ata me asfiksi, gjakderdhje në tru ose fëmijët e shtatzënisë me binjakë janë më të rrezikuar për të shfaqur çrregullime në zhvillimin motorik. Për këtë arsye, ekzaminimet e hershme parandaluese ndihmojnë në zbulimin e shpejtë të këtyre çrregullimeve, fillimin e shpejtë me trajtime, të cilët nëse fillojnë në kohë do të japin një efekt më të madh dhe më të shpejtë. Parandalimi dhe intervenimi i hershëm hershme përmes terapisë fizikale është më efektive kur fillon gjatë vitit të parë të jetës së fëmijës, sepse gjatë kësaj periudhe karakteristika kryesore është plasticiteti i trurit, dhe pikërisht për këtë arsye arrihen rezultatet më të mira.

Ekzaminimi falas është i vlefshëm për foshnjat nga mosha 3 deri në 12 muaj, me rezervim paraprak në numrin 02 30 99 500. 

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.