Acibadem Sistina

Eksperienca e pacientëve

RRËFIMI PËR NJË MREKULLI TË VOGËL DHE ZEMRA TË MËDHA NGA NICU

26.12.2025

 “Kanë kaluar tre vite, por momenti kur vajza ime, Bisera, vendosi të vijë në këtë botë më herët, mbetet i gdhendur thellë në zemrën time. E brishtë dhe e vogël, por me një shpirt më të madh se të gjitha frikërat tona. E lindur në javën e 29-të të shtatzënisë, me peshë vetëm 950 gramë dhe gjatësi 33 centimetra, ajo ishte dhe mbetet mrekullia jonë e vogël.

Gjatë ditëve të vështira, të mbushura me pasiguri, kur çdo sekondë sillte një fije shprese të re dhe çdo natë një lutje tjetër, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” u bë shtëpia jonë e dytë. Mjekët, neonatologët dhe infermieret për ne nuk ishin thjesht staf mjekësor,  ata ishin engjëj me mantela të bardhë, njerëz me zemra të mëdha, që ndanin me ne dhimbjen, shpresën dhe dashurinë.

Në sytë e ekipit të “Sistinës” shihnim forcë dhe përvojë, por edhe një ngrohtësi që të jepte siguri se gjithçka do të ishte mirë, edhe atëherë kur zemra jonë ishte e mbushur me frikë. Pikërisht aty, Bisera e luftoi betejën e saj të parë, por kurrë nuk ishte vetëm. Me përkushtimin, profesionalizmin dhe humanizmin e tyre, ata i dhuruan asaj shansin për jetë, ndërsa neve na dhuruan shpresën – dhuratën më të çmuar për çdo prind.

Sot, vajza jonë është dëshmi e gjallë se dashuria, shpresa, shkenca, përkushtimi, profesionalizmi dhe humanizmi mund të bëjnë mrekulli dhe kjo mrekulli filloi në “Acibadem Sistina”.

Bisera dhe prindërit e saj

Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.