Ekzaminimet parandaluese janë mënyra më e mirë për të zbuluar herët ose për të parandaluar sëmundjet, edhe para shfaqjes së shenjave apo simptomave të para. Të përshtatura sipas karakteristikave tuaja personale gjinisë, moshës, historisë mjekësore dhe familjare dhe të udhëhequra nga një mjek me përvojë, këto ekzaminime mund të identifikojnë faktorët e rrezikut për shëndetin tuaj dhe të parandalojnë zhvillimin e sëmundjeve kronike. Ky qasje mundëson parandalimin e sëmundjeve dhe zbulimin e hershëm, me qëllim fillimin e një trajtimi efektiv.
Në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”, për më shumë se 10 vjet funksionon me sukses Departamenti i specializuar për ekzaminime parandaluese. Nga data 28 tetor, për pacientët janë të disponueshme pakete të reja me ekzaminime parandaluese, të cilat përfshijnë ekzaminimet dhe analizat më të rëndësishme për të siguruar vlerësim të detajuar të shëndetit të përgjithshëm.

“Paketat e reja për ekzaminime parandaluese përfshijnë jo vetëm kontrolle bazë, por edhe ekzaminime diagnostikuese imazherike të avancuara, me qëllim vlerësimin e plotë të gjendjes shëndetësore të pacientit. Të gjitha ekzaminimet kryhen nga specialistë të fushave përkatëse, si kardiologë, pulmologë, radiologë, nutricionistë, gjinekologë, urologë etj. Pas përfundimit të ekzaminimeve, pacientët marrin një raport mjekësor të detajuar mbi gjendjen e të gjitha organeve dhe sistemeve të trupit. Përveç zbulimit të hershëm të sëmundjeve, ekzaminimet parandaluese janë shumë të rëndësishme, sepse, në bazë të rezultateve, jepen rekomandime për ndryshime në stilin e jetës, zakonet dhe mënyrën e ushqyerjes, me qëllim përmirësimin e shëndetit. Për këtë arsye, ne rekomandojmë që ekzaminimet parandaluese të bëhen një herë në vit edhe tek personat pa probleme shëndetësore për të zbuluar në kohë ndryshimet që mund të jenë sinjal për ndërhyrje”, thotë Dr. Aleksandar Stanimiroviq nga Departamenti i Check-up në “Acibadem Sistina”.

EKZAMINONI TRUPIN E PLOTË BRENDA NJË DITE
Departamenti i ekzaminimeve parandaluese Check-up në “Acibadem Sistina” ju mundëson të kryeni të gjitha testet dhe analizat brenda një dite. Gjatë qëndrimit tuaj, për ju do të kujdeset një anëtar i specializuar i ekipit Check-up, i cili do të planifikojë të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe do t’ju shoqërojë gjatë gjithë procesit. Pas përfundimit të testimeve, rezultatet e përmbledhura dhe raporti mjekësor do t’ju dorëzohen në hapësirat e Departamentit, të dizajnuara posaçërisht për të ofruar komfort dhe privatësi.
Për më shumë informacion rreth përmbajtjes së paketeve, vizitoni këtë link.
Ju mund të rezervoni kontrollin tuaj përmes Qendrës së Kontakteve në 02/3099-500.

Ekzaminimet parandaluese janë standardi ndërkombëtar dhe praktikë e zakonshme në të gjitha vendet e zhvilluara. Duke ndjekur këtë vizion dhe duke marrë parasysh përgjegjësinë sociale, “Acibadem Sistina” vazhdimisht promovon kujdesin për shëndetin dhe apelon tek qytetarët që të kryejnë kontrolle parandaluese rregullisht.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.