Para një numër të madh mysafirësh, në hotelin “Hilton” u bë promovimi i Udhëzuesit të parë për prindër “Origami” të Dr. Kamelija Simeonova, specialiste në psikiatri për fëmijë dhe adoleshentë dhe doktorante në fazën e fundit të studimeve të doktoratës.
Në veprën e saj të parë, Dr. Simeonova trajton situatat dhe skenarët më të shpeshtë që shkaktojnë reagime tek adoleshentët, duke ofruar udhëzime praktike për prindërit se si të veprojnë për të shmangur keqkuptimet dhe konfliktet brenda familjes.
Ajo theksoi se qasja e duhur dhe komunikimi i hapur me fëmijët janë thelbësore për tejkalimin e sfidave gjatë periudhës së adoleshencës, duke thënë se puberteti është një fazë zhvillimore nga e cila duhet të dalin individë të pjekur dhe të formuar.
Në promovim, përveç vizitorëve të shumtë, morën pjesë edhe kolegët e saj nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina”, të cilët i dhanë mbështetje për këtë projekt të rëndësishëm. Në fund të ngjarjes, vizitorët patën mundësinë të merrnin një kopje të librit me dedikim dhe nënshkrim personal nga autorja.
Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.