Acibadem Sistina

KONTROLL I DYFISHTË SI STANDARD I ARTË NË APLIKIMIN E KIMOTERAPISË

19.11.2025

Në kuadër të Kongresit të 62të të Onkologjisë, nga 12 deri me 15 nëntor në Qendrën Sava – Blograd, u mbajt Simpoziumi i 38-të i Infermierëve të Onkologjisë, me pjesëmarrje të rëndësishme rajonale  nga disa vende të Ballkanit. Në kongresi, si ngarje e rëndësishme në fushën e onkologhisë dhe një mundësi për njohuri dhe përvoja të reja, nga Spitali Klinik ,,Acibadem Sisitna”  morën pjesë Irena Jovanovska Barishiq dhe Elena Jovanovska, inferimere nga Departamenti i onkologjisë dhe radioterapisë.

Në këtë kongres, infermierja Irena Jovanovska Barišiq u prezantua me temën “Kontrolli i dyfishtë – standardi i artë në aplikimin e kimioterapisë”, me theks të veçantë në rëndësinë e përgatitjes dhe aplikimit të sigurt, preciz dhe korrekt të kimioterapisë. Ajo theksoi rolin kyç të kontrollit të dyfishtë si mekanizëm bazë për rritjen e sigurisë së pacientëve, minimizimin e gabimeve të mundshme dhe sigurimin e standardeve më të larta në kujdesin onkologjik.

 “Rëndësia e këtij procesi është thelbësore – çdo dozë, çdo përgatitje dhe çdo hap kontrollohen dy herë, duke siguruar siguri maksimale dhe besim në trajtimin që marrin pacientët”, deklaroi ajo. 

Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.