Nën organizimin e Qendrës për psikoterapi, psikodiagnostikë, trajnim dhe edukim "Neokorteks", me mbështetjen e Spitalit Klinik “Acibadem Sistina”, u mbajt një panel diskutimi mbi shëndetin e meshkujve me titull "Kontrollohu, fol, jeto”. Të pranishmit diskutuan për mirëqenien fizike dhe mendore të burrave - fusha që po dëshmohen gjithnjë e më shumë si të nevojshme për bisedë, mbështetje dhe ndërgjegjësim
Prof. Dr. Sotir Stavridis, specialist i urologjisë nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina”, i cili ishte një nga panelistët, ndau pse dhe si vetëkontrollet e rregullta dhe vizitat te urologut janë kyçe për shëndetin e meshkujve. Ai gjithashtu i prezantoi informacionet më të rëndësishme lidhur me momentin e duhur për kontroll të prostatës dhe simptomat që assesi nuk duhet të neglizhohen.
Nga aspekti onkologjik, Prof. Dr. Deva Petrova, specialist në onkologji, foli për faktorët e rrezikut, përcaktimin e stadit të sëmundjes, procedurat e domosdoshme diagnostike, si dhe metodat bashkëkohore në trajtimin e kancerit të prostatës dhe testiseve.
Moderatorja e panelit, Ivana Haxhivanova Mr.Sci, psikolog dhe psikoterapeut në “Neokorteks” dhe në Spitali Klinik “Acibadem Sistina”, e drejtoi diskutimin drejt aspekteve më të ndjeshme, por edhe më të rëndësishme të shëndetit të burrave, duke krijuar një hapësirë të sigurt për dialog të hapur dhe mbështetje të sinqertë.
Një moment veçanërisht i fuqishëm ishte ndarja e përvojës personale nga influencuesi Kristijan Stankovski – Bombakis, i cili foli sinqerisht për luftën kundër kancerit dhe rrugën drejt një shërimi të plotë. Para audiencës, këshilla mbi rëndësinë e aktivitetit të rregullt fizik u nda nga Daniel Trbogazov, Mr.Sci – trajner fitnesi.