Në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” me një sërë aktivitetesh u shënua Dita e Distrofisë Muskulore Duchenne. Surpriza më e madhe për fëmijët ishte takimi me basketbollistët e njohur të klubit të basketbollit MZT, vëllezërit Damjan dhe Vojdan Stojanovski, të cilët fëmijëve u dhuruan fanella me emrat e tyre dhe medalje. Para këtij takimi u shfaq një film për jetën e fëmijëve me distrofi muskulore me titull “Jeta në këpucët e mia”, një rrëfim për sfidat e fëmijëve me distrofi muskulore Duchenne dhe familjet e tyre, ndërsa fjalime motivuese kanë mbajtur Dr. Shk Natalija Angellkova, specialiste në pediatrisë – neurologe dhe Doc. Dr. Vlladimir Chadikovski, specialist në kirurgji pediatrike, subspecialist në kardiokirurgji pediatrike. Në organizimin e ngjarjes mori pjesë edhe Asociacioni për distrofi muskulore të Maqedonisë, ndërsa një fjalim përshëndetës kishte edhe kryetari Vane Petridov.
Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Distrofinë muskulore është një ngjarje që mbahet çdo vit më 7 shtator. Në këtë ditë promovohen iniciativat për edukim dhe përfshirje sociale, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së personave me distrofinopati. Motoja e këtij viti është: “Të thyejmë barrierat dhe të ndërtojmë së bashku një të ardhme më të mirë”. Në mbarë botën, afërsisht një në 5000 djem lindin me këtë sëmundje dhe sëmundja shkaktohet nga një mutacion në kromozomin X, për këtë arsye kryesisht preken meshkujt. Në vendin tonë rreth 100 fëmijë përballen me sëmundje neuromuskulore ndërsa 50 fëmijë janë diagnostikuar me DMD.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.