Acibadem Sistina

KONFERENCA PROFESIONALE E ,,ACIBADEM SISTINA” NË KOSOVË

11.09.2025

Në Prishtinë, Kosovë, u mbajt një konferencë profesionale me temë “Metodat moderne të trajtimit të pacientëve në Spitalin Klinik ‘Acibadem Sistina’”, e organizuar nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina”. Në konferencë morën pjesë dhjetë specialistë nga fusha të ndryshme mjekësore, të cilët mbajtën ligjërata profesionale.

U prezantuan metodat moderne për trajtimin e pacientëve në spital, në fushën e kardiologjisë intervente, kirurgji pediatrike, kardiokirurgji pediatrike, urologji, pulmologji, onkologji dhe radioterapi, radiologji intervente, dermatovenerologji, kirurgji plastike, rikonstruktive dhe estetike dje neurokirurgji. Për më tepër, u prezantuan teknologji të reja dhe u ndanë përvoja përmes prezantimeve të rasteve klinike.

Ndër të ftuarit e pranishëm nga menaxhmenti i spitalit ishin: Dr. Sevim Shuekinxhi, Drejtoreshë Ekzekutive e Spitalit Klinik “Acibadem Sistina”, e cila hapi konferencën me një fjalim përshëndetës, dhe Valentina Dimovska, Zëvendësdrejtoreshë Ekzekutive.

Doktorët nga “Acibadem Sistina”, e cilit u mbajt ligjëratat dhe prezantimet para mysafirëve të pranishëm ishin: Dr. Shk. Zharko Hristovski, specialist në kardiologji, Dr. Arben Rexhepi. specialist në pulmologji, Doc. Dr. Vladimir Çadikovski, specialisti në kardiokirurgji pediatrike, Doc. Dr. Risto Simeonov, specialist në kirurgji pediatrike, Doc. Dr. Milenko Kosotov, doktor i shkencave, specialist në neurokirurgji, Prof. Dr. Sotir Stavridis, specialist në urologji, Doc. Dr. Aleksandar Gjoreski, specialist në radiologji intervente, M-r Sonja Petkovska, fizikante mjekësore, Doc. Dr. Vesna Brishkoska – Boshkovski, specialist në dermatovenerologji dhe Prof. Dr. Boro Xhonov, specialist në kirurgji plastike, rikonstruktive dhe estetike.

Të ftuarit që morën pjesë në konferencë patën një mundësi të shkëlqyer për të shkëmbyer përvoja, diskutime profesionale dhe të biseduar me mjekët nga “Acibadem Sistina”. 

Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.