Spitali Klinik “Acibadem Sistina” edhe këtë vit u nderua me çmimin për Punëdhënësin më të preferuar në kategorinë e spitaleve private, në kuadër të manifestimit “Punëdhënësi i Vitit” të organizuar nga portali Vrabotuvanje.com.mk.
Çmimi u nda bazuar në nominimet dhe votat e publikut për kompanitë më të dëshiruara për punësim në vitin 2024.
Kjo mirënjohje është një konfirmim i përkushtimit të “Acibadem Sistina” ndaj zhvillimit të burimeve njerëzore dhe përmirësimit të vazhdueshëm të kushteve të punës – me fokus në krijimin e një ambienti ku secili punonjës vlerësohet, mbështetet dhe motivohet.
Çmimin, në emër të spitalit, e pranoi znj. Marija Kapetanovska, drejtoreshë e Departamentit të Burimeve Njerëzore.
Prej 15 vitesh, “Acibadem Sistina” vendos standarde të reja në ofrimin e kujdesit shëndetësor, duke bashkëpunuar me ekipe profesionale, duke përdorur pajisjet më moderne dhe duke realizuar ndërhyrje pioniere, si në Maqedoni ashtu edhe në rajon.
Falë ekspertizës së vazhdueshme, inovacionit dhe kujdesit ndaj pacientëve, spitali mbetet zgjedhja e parë për kujdes shëndetësor, si në vend, ashtu edhe më gjerë.