Acibadem Sistina

Kongresi i parë ndërkombëtar i mjekësisë parandaluese dhe shëndetit publik

12.11.2024

Nga data 31.10 e deri me 2.11.2024 në Strugë u mbajt Kongresi i parë ndërkombëtar i mjekësisë parandaluese dhe shëndetit publik në të cilin mori pjesë me prezantimin e saj dr.Biljana Qurçiq, specialiste në mikrobiologji në spitalin klinik “Acibadem Sistina”. Prezantimi i saj ishte me temën aktuale me titull “Ode për kthimin e listeriozës njerëzore” në të cilin përveç diagnostikimit bashkëkohor në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, flitet edhe për një qasje të ndryshme ndaj të pambrojturit me imunitet të kompromentuar dhe personat e imunosupresionuar, si kategori më e përhapur në shekullin e 21-të.

 Gjithashtu, ishte prezantuar dhe protokoll të ndryshëm për trajtim, duke zbatuar parimet më moderne të personalizuara të mjekësisë bazuar në mikrobiomën e njeriut. Ky prezantim, e të cilit autoret ishin: dr.Biljana Qurçiq, prof. dr. Xhengis Jashar, doc. dr. Kornelija Trajkova dhe prim. dr. Biljana Kakaraskoska Boceska, shkaktoi interes të madh dhe nxiti një diskutim të pasur.
 
Organizatorët e këtij kongresi, në të cilën morën pjesë dhe mjekë të shumtë nga vendi dhe jashtë vendit, ishin: Shoqëria mjekësore maqedonase, Shoqata e specialistëve të mjekëve të mjekësisë sociale me organizimin e veprimtarisë shëndetësore, Shoqata e mjekëve specialistë të higjienës dhe ekologji shëndetësore, Shoqata e mikrobiologëve të Maqedonisë, Shoqata e epidemiologëve të Republikës së Maqedonisë dhe Shoqata e mjekëve specialistë në mjekësinë e punës. 

Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.