Infermieret nga angio sallat e Departamentit të Kardiologjisë në “Acibadem Sistina” ishin në vizitë pune në Klinikën Universitare të Fëmijëve “Tirshova”, Beograd. Vizita e ekipit nga Spitali klinik “Acibadem Sistina” është realizuar me ftesë të kardiologut intervent Prof. Dr. Vojisllav Parezanoviq, i cili është edhe udhëheqës i Departamentit të Kardiologjisë Pediatrike.
Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i përvojave dhe edukimi plotësues me qëllim zhvillimin dhe përmirësimin e kardiologjisë intervente te pacientët pediatrikë me defekte të lindura të zemrës.
“Acibadem Sistina” vazhdimisht investon në edukimin e ekipit për të ofruar kujdesin më të mirë për pacientët e tij.