Acibadem Sistina

TEK NJË PACIENTE 42 VJEÇARE ËSHTË KRYER ME SUKSES ARTROSKOPI NË KËRDHOKULLËN E MAJT

24.04.2024

Në spitalin klinik “Acibadem Sistina” është kryer me sukses një artroskopi në kërdhokullën e majtë tek një paciente 42 vjeçare. Këtë intervenim e kreu Dr. Mihajllo Ivanovski, specialist në traumatologji nën mbikëqyrjen e doktorit Ivan Vasilev, i cili është një ekspert i njohur ndërkombëtar me përvojë të gjatë në traumatologjinë ortopedike dhe kryerjen e intervenimeve artroskopike dhe ka klinikat e tij private në Bullgari dhe Gjermani.
“Bëhet fjalë për një procedurë jo invazive e cila është më pak e dhimbshme në krahasim me ndërhyrjet kirurgjikale klasike, shkurton kohën e qëndrimit të pacientit në spital dhe i redukton të gjitha komplikimet. Intervenimi zgjati rreth një orë, ndërsa rrjedha operative dhe postoperative kaloi pa probleme. Pacientja lëshoi spitalin pas një dite për mjekim shtëpiak, me një gjendje të përgjithshme të mirë dhe me gjendje të përmirësuar lokale”, tha Dr. Ivanovski.
Në Maqedoni, ky lloj intervenimi, pra artroskopia e kërdhokullës kryhet vetëm në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”, pasi ky spital posedon pajisje moderne për kryerjen e këtyre intervenimeve me një ekip të trajnuar mjekësor.

Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.