Pas disa tentativave të pasuksesshme për të mbetur shtatzënë, inseminimeve dhe disa ndërhyrjeve gjinekologjike si dhe pas historisë me një shtatzëni të pasuksesshme, Shkurte dhe bashkëshorti i saj Riad nuk e humbën shpresën dhe dëshirën për pasardhës. Kanë provuar përsëri me një invitro, e cila rezultoi me sukses dhe prej andej u përballën sërish me sfidën më të madhe se si do të shkonte shtatzënia.
Shkurte dhe bashkëshorti i saj Riad harruan të gjitha shqetësimet, dëshpërimet, frikën e dështimit pasi për herë të parë mbajtën në krahë fëmijën e tyre, thonë se gjithçka është e mundur vetëm duhet te keni durim. Dëshira e tyre për t’u bërë prindër ishte më e fortë se çdo gjë dhe thonë se djali Lis është mrekullia e tyre.
“Gjatë shtatzënisë i kam bërë të gjitha ekzaminimet dhe analizat e nevojshme. Kam pasur një shtatzëni me rrezik të lartë që e kam monitoruar rregullisht. Gjatë shtatzënisë kam bërë edhe një cerkllazh, kështu që shtatzëninë e kalova duke pushuar në shtrat. Një javë para takimit të caktuar për një kontroll të rregullt, ndjeva dhimbje të forta dhe shkova menjëherë te mjeku. Mendova se më kanë plasur ujërat, por mjeku në Prishtinë më tha se ishte infeksion. Pas një jave kur shkova te mjeku për kontrollin e rregullt në javën e 26-të të shtatzënisë më kanë shtrirë në spital dhe të nesërmen në mëngjes kur më kontrolluan më thanë që në fakt nuk kam lëng amniotik. Mjekët atje me shpjeguan se nuk ka kushte për trajtimin e foshnjave të lindura parakohe, prandaj me bashkëshortin reaguam shpejt dhe pa u menduar kemi vendosur të nisemi për në Shkup për të kërkuar ndihmë në ‘Acibadem Sistina’”, shpjegon pacientja Shkurte.
Pacientja Shkurte thotë se ndihej e sigurt në spitalin “Acibadem Sistina”.
LINDJE E PARAKOHSHME NË JAVËN E 26-TË TË GESTACIONIT
Për shkak të seriozitetit të gjendjes dhe duke pasur parasysh të kaluarën e keqe obstetrike, frikën se çfarë do të ndodhë me fetusin dhe shanset për të mbijetuar, ata zgjodhën “Acibadem Sistina” me shpresën për të shkuar në shtëpi me një foshnjë në krahë.
Dr. Milica Kallamaras, specialiste e gjinekologjisë dhe obstetrikës, ka pranuar pacienten Shkurte në Departamentin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, ku janë bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme. Pas ekzaminimit ajo i shpjegoi pacientes se procesi i lindjes së parakohshme kishte filluar dhe duhet të përfundohet.
“Pacientja ka ardhur në spitalin tonë pas hospitalizimit të mëparshëm në një spital në Kosovë, me shenja klinike për fillim të lindjes së parakohshme në javën e 26-të të shtatzënisë – me ujëra të plasura, qafë të mitrës të dilatuar, të cilën e mbante vetëm cerkllazhi i vendosur, kontraktimet e mitrës dhe sipas ekzaminimit ultrazërik fetusi ishte në rrezik sepse nuk kishte fare lëng amniotik. Pas ekzaminimit, pacienten e kemi pranuar në sallën e lindjes dhe pas disa orësh kemi përfunduar aktin e lindjes në mënyrë spontane, ndërsa foshnjën e porsalindur e ka pranuar Doc. Dr. Natasha Najdanovska Allulloska dhe ekipi i saj”, sqaron Dr. Kallamaras.
60 DITË QËNDRIM NË KUJDESIN INTENSIV NEONATAL
Vogëlushi Lis u pranua në Departamentin e Kujdesit Intensiv Neonatal me peshë të lindjes prej 1100 gramë. Me padurim, lumturi të madhe dhe shume emocione prindërit Shkurte dhe Riad prisnin momentin për të shkuar në shtëpi me luftëtarin e vogël pas 60 ditëve të kaluara në Departamentin e Kujdesit Intensiv Neonatal. Ata thonë se janë jashtëzakonisht mirënjohës për kujdesin, përkushtimin dhe qasjen profesionale të Doc. Dr. Allulloska, mjekëve dhe infermiereve në Departamentin e Kujdesit Intensiv Neonatal.
Edhe pse Lisi ka lindur 14 javë para terminit të caktuar, tek ai kemi shënuar zhvillim stabil nga dita në ditë. Këtu Lis mësoi shumë gjëra, mësoi të marrë frymë në mënyrë të pavarur, të ushqehet me shishe. Ai mësoi të na shikojë kur i kemi folur ose duke e përkëdhelur. Gjithashtu u mësua edhe t’i përshëndesë infermieret dhe mjekët me një buzëqeshje në fytyrë. Djali i bukur, i qetë dhe i shëndoshë tani me peshë 2 kg, lëshoi departamentin tonë”, thotë Dr. Najdanovska Allulloska.
Lisi është anëtari i ri familjes së madhe të NICU, ndërsa Dr. Allulloska shtoi se tani e tutje rritjen dhe zhvillimin e tij do ta përcjellin në ordinancën e neonatologjisë dhe së bashku me prindërit do të gëzohen për çdo sukses të tij.