Acibadem Sistina

INFERMIERET E “ACIBADEM SISTINA” – LIGJËRUESE NË KONGRESIN E 13-TË BOTËROR PËR EDUKIM DHE PRAKTIKË KLINIKE

22.07.2025

Infermierja kryesore e “Acibadem Sistina”, Biljana Dilevska, dhe infermierja për edukim dhe trajnime, Androniki Bibovska, mbajtën një ligjëratë me temën: “Dhoma me gabime – trajnim simulues për edukimin e infermierëve dhe rritjen e sigurisë së pacientëve sipas standardeve të JCI” në Kongresin e 13-të Botëror për Edukim dhe Praktikë Klinike, që u mbajt nga 14 deri më 16 korrik 2025 në Vjenë, Austri.
 
Në kongres morën pjesë 60 ligjërues nga SHBA, Kanadaja, Anglia, Kina, Australia, Kili, Koreja e Jugut, Izraeli, Finlanda, Zvicra, Gjibraltari, Tailanda, Norvegjia, Turqia, Tajvani, Japonia, Pakistani, Spanja, Gjermania, Portugalia, Bullgaria, Kroacia, Kenia dhe Kolumbia. Moderatorë ishin profesorë eminentë nga qendrat më të njohura botërore për edukimin e infermierëve.Kongresi trajtoi tema që lidhen me mënyrat bashkëkohore të edukimit të infermierëve në mbarë botën, me theks të veçantë në trajtimin elektronik dhe përdorimi i inteligjencës artificiale si një mjet bashkëkohor për edukim.
 
Tema me të cilën u prezantua Spitali Klinik “Acibadem Sistina” ngjalli interes të madh, duke nxitur diskutim rreth mënyrës së punës dhe trajnimit të infermierëve në spitalin tonë. Përmes prezantimit tonë të suksesshëm, pjesëmarrësit e kongresit patën mundësi të njihen me nivelin e lartë profesional dhe qasjen cilësore të punës në “Acibadem Sistina”, që punon sipas akreditimit prestigjioz JCI – një tregues i cilësisë dhe sigurisë.
“Acibadem Sistina” tashmë disa vite i aplikon trajnimet elektronike si mënyrë për qasje më të shpejtë ndaj materialeve edukative, ndërsa në dy vitet e fundit këto trajnimet zhvillohen përmes platformave të gamifikuara, të krijuara me ndihmën e inteligjencës artificiale.

Si shenjë e vlerësimit për qasjen inovative dhe standardet e larta, ekipi i “Acibadem Sistina” mori një ftesë zyrtare nga organizatorët për bashkëpunim të ardhshëm dhe për pjesëmarrje të infermierëve të spitalit në edicionin e ardhshëm të kongresit vitin e ardhshëm.  

Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.