Spitali klinik “Acibadem Sistina” është një institucion shëndetësor me reputacion të lartë në vend dhe rajon, i ndërtuar gjatë 25 viteve të fundit. Spitali është pjesë e grupacionit të dytë më të madh spitalor në botë dhe njihet për ekipin e tij më të mirë mjekësor prej 260 mjekësh, i cili trajton çdo pacient me profesionalizëm, ekspertizë dhe përkushtim të plotë. Falë kësaj qasjeje, në spitalin tonë çdo vit regjistrohen mbi 20.000 pacientë të rinj që na japin besimin e tyre.
Vendimet për trajtimin dhe për intervenimet merren vetëm me një qasje multidisiplinare, bazuar në indikacionet mjekësore dhe standardet më të larta etike dhe për 10 vjet spitali është i akredituar dhe punon sipas standardeve më të larta të JCI për sigurinë dhe cilësinë.
Në 25 vitet e fundit, spitali asnjëherë nuk ka kryer ndonjë ndërhyrje kirurgjikale pa një indikacion të qartë mjekësor. Prioriteti ynë ka qenë gjithmonë dhe do të mbetet shëndeti dhe siguria e pacientëve.
Sa u përket deklaratave të Prof. Dr. Sashko Kedev të bëra në emisionin "Stadion - Na vrv na svetot" në Kanal 77, në të cilin gazetari përmendi emrin e Spitalit Klinik “Acibadem Sistina”, ne dënojmë ashpër përmbajtjen dhe mesazhin e kësaj shfaqjeje publike.
Këto pretendime janë të pabazuara, dëmtojnë reputacionin e institucionit tonë me renome dhe mjekëve tanë dhe pa nevojë sjellin frikë tek pacientët ekzistues dhe të ardhshëm.
Ne e sigurojmë publikun se pohimet për intervenimet e supozuara kirurgjikale të panevojshme në një spital privat, siç flitet për fitim, janë plotësisht të pasakta dhe nuk kanë të bëjnë me ,,Acibadem Sistina” sepse nuk janë të bazuara.
Sepse në deklaratën e tij, Dr. Kedev përmendi një spital privat, pa e specifikuar për cilin spital bëhet fjalë, kërkojmë që saktësisht të shprehet se për cilin spital privat bëhet fjalë në deklaratën e tij. Në të kundërtën do të ndërmarrim masa ligjore përkatëse dhe do të ngrehim padi për shpifje dhe dëmtim të reputacionit.
Spitali Klinik “Acibadem Sistina” do të mbetet i përkushtuar në ofrimin e kujdesit të lartë shëndetësor, me transparencë dhe integritet duke mundësuar më të mirën për pacientët.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.