Acibadem Sistina

PATOLOGËT NGA SPITALI KLINIK “ACIBADEM SISTINA” MORËN PJESË NË SEMINARIN E 30-TË PËR PATOLOGJI GJINEKOLOGJIKE

16.01.2024

Patologët nga Spitali klinik “Acibadem Sistina” morën pjesë në seminarin e 30-të për citologji gjinekologjike i cili u mbajt në Fakultetin e Mjekësisë në Novi Sad. Ky seminar është pjesë e kursit për edukim të vazhdueshëm mjekësor të citoskrinerëve, patologëve dhe gjinekologëve si dhe atyre që janë angazhuar rreth parandalimit të qafës së mitrës.

Për 3 vjet me radhë patologët tanë marrin pjesë në këtë seminar me tema nga fusha e citologjisë gjinekologjike gjë që dëshmon për cilësinë e citologjisë sonë në vendin dhe rajon.
Në seminarin e sivjetshëm si ligjërues të ftuar nga “Acibadem Sistina” ishin Prof. Dr. Katerina Kubellka Sabit dhe Prof. Dr. Xhengis Jashar.
Temat që i prezantuan mjekët tanë ishin në fushën e detektimit të hershëm të karcinomës skuamoze invazive të qafës së mitrës dhe detektimit të karcinomave endometriale në pap analizat rutine tek femrat.

Mjekët shpjegojnë se profesioni i patologut nuk është aspak i lehtë, por mirënjohjet nga ana e organizatorit lidhur me profesionalizim e tyre dhe përkushtimin janë çmimi më i madh për ata. 

Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.