Përvojat e Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” u prezantuan në konferencën e parë ndërkombëtare për shëndetin e pelvikut të gruas që u mbajt në Kroaci nga 31 maji deri në 2 qershor. Në konferencën mori pjesë Dr. Nikolla Baxhakov, specialist në gjinekologji që me video materiale i prezantoi praktikat dhe intervenimet që kryhen në spitalin. Konferenca është në organizim të asociacionit të ri CSP (Croatian Society for Pelviperineology) që vjen si vazhdim i sekcionit urinogjinekologjik të mëparshëm që u formua në vitet e 80-ta.““Kam qenë i vetmi nga Maqedonia dhe përfaqësues nga spitali “Acibadem Sistina”.Kam qenë i thirrur si ligjërues për t’i treguar përvojat e spitalit tonë në fushën e urogjinekologjisë me zbatimin e metodave më të reja në diagnostikimin dhe terapinë kirurgjikale që përdoret në dekadave të fundit në botën „Minimally Invasive Surgery” (kirurgjia minimale invasive). Kam pasur nderin përmes video materialeve të prezantoj paletën e gjerë të intervenimeve që i kryejmë vetëm ne në Ballkanin. I prezantova përvojat e mia dhe rezultatet e mia. Shkëmbimi i përvojave ishte qëllimi i organizatorit”, tha Dr. Baxhakov.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.