Acibadem Sistina

U MBLODHËN MBI 300 NJËSI GJAKU NË AKSIONET E DHURIMIT TË GJAKUT NË “ACIBADEM SISTINA”

24.08.2021

Për shkak të interesit të madh për të katërtën herë në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”  u realizua me sukses edhe një aksion për dhurim të gjakut. Aksioni u realizua në bashkëpunim me organizatën e Kryqit të Kuq – Karposh dhe Institutin e Mjekësisë së Transfuzionit.

Përmes këtij aksioni të punësuarit e spitalit klinik “Acibadem Sistina” edhe një here treguan humanitetin e tyre duke dhuruar gjak gjatë pandemisë. Dhuruesit e gjakut dhuruan 42 njësi gjaku.
 
Gjatë këtij viti u mblodhën mbi 300 njësi gjaku në katër aksionet e dhurimit të gjakut. U respektuan të gjitha masat dhe protokollet e sigurisë për mbrojtje të plotë nga virusi SARS-CoV-2.
 
Dhuruesit e gjakut u ndanë në grupe për të ruajtur distancën fizike duke mbajtur mbrojtje personale, një maskë mbrojtëse. Në aksionet e mëparshme të dhurimit të gjakut, përveç punonjësve të “Acibadem Sistina”, kontributin e tyre e kanë dhënë edhe punonjësit e “Orka Holding”.

Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.