Në kuadër të fushatës “Ruaje zemrën, bëj ekzaminim” spitali klinik “Acibadem Sistina” ofron shtatë pako kardiologjike promovuese me çmime unike. Në kushtet e pandemisë nga koronavirusi, sfidave shëndetësore dhe komplikimeve post covid spitali i ofron këto pako me një çmim konkurrues, secila me vlerë prej 8.000 denarësh. Qëllimi kryesor është t’u ofrojë ndihmë pacientëve që kanë ndonjë problem kardiologjik, por edhe të gjithë pacientëve që duan të bëjnë një ekzaminim parandalues për të mbrojtur shëndetin e tyre. Ky është qëllimi i fushatës – të rritet vetëdija për ekzaminimet e rregullta kardiologjike.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.