Më 12 dhe 13 dhjetor, në Beograd u mbajt Kongresi XVII Ndërkombëtar për Dermatologji Estetike dhe Kozmetike, i organizuar nga Shoqata Serbe për Dermatologji Estetike dhe Kozmetike. Nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina”, në këtë kongres me ligjëratat e tyre morën pjesë dermatovenerologët Prof. Dr. Andrej Petrov dhe Dr. Vesna Pljakoska.
Prof. Dr. Andrej Petrov mbajti një ligjëratë me temën: “IPL në trajtimin e rosaceas”, ndërsa Dr. Vesna Pljakoska ligjëroi mbi temën: “Raste sfiduese në trajtimet lazerike të shenjave nga aknet”.
Në këtë kongres ishin të pranishëm ekspertë eminentë nga fusha e dermatologjisë dhe mjekësisë estetike. Pjesëmarrësit patën mundësinë të shkëmbejnë njohuri dhe përvoja, të njihen me arritjet më të reja dhe qasjet terapeutike bashkëkohore, me qëllim përmirësimin e praktikës klinike të përditshme dhe rritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.