„“Qëllimi i realizimit të aksionit është të bindemi se personeli në spital është i përgatitur dhe mund të përgjigjet në kohë në gjendje krize të natyrës së ndryshme. Përmes këtij aksioni sot pamë se personeli është i trajnuar në atë mënyrë që mund të jetë mbështetje e ekipeve përgjegjëse (policia, njësia kundërzjarrit…), mund të ndërruare aksione të domosdoshme për evakuimin e pacientëve dhe familjeve të tyre ose transferimi i tyre në lokacion të sigurt. Në rast të rrezikut, është e rëndësishme që reparti të punojë në mënyrë të koordinuar dhe të jenë liderë në planin për mbrojtje dhe shpëtim. Pas ushtrimit të sotëm mund të konstatoj se “Acibadem Sistina” ka sistem efikas për mbrojtje dhe parandalim të gjithë pjesëmarrësve drejtpërdrejt të involvuar gjatë situatave të krizës. Sot dëshmuam se Acibadem Sistina” është e përgatitur t’u përgjigjet sfidës së këtillë”, deklaroi Marjanço Janevski, komandant i Shtabit për mbrojtje për dhe shpëtim në situata të jashtëzakonshme të Spitalit të klinikës “Acibadem Sistina”.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.