Spitali Klinik "Acibadem Sistina“ mbështeti ngjarjen „Mëngjesi rozë në park“, të organizuar nga Shoqata për ndihmë dhe mbështetje të pacientëve me sëmundje hematologjike dhe onkologjike dhe kujdestarëve të tyre "HEMA-ONKO“, me qëllim ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit dhe rëndësinë e parandalimit, kontrolleve të rregullta dhe zbulimit të hershëm të sëmundjes.
Ngjarja u zhvillua më 4 tetor në Parkun e Qytetit, ku një pjesë e ekipit mjekësor të "Acibadem Sistina“ ishte i pranishëm në stendën promovuese të spitalit dhe ishte në dispozicion të të gjithë qytetarëve për biseda, pyetje dhe këshilla profesionale. Vizitorët patën mundësinë të informohen për parandalimin, diagnostikimin dhe mundësitë bashkëkohore për trajtimin e kancerit të gjirit.
Me mbështetjen e iniciativave të tilla, "Acibadem Sistina“ vazhdon të kontribuojë në rritjen e ndërgjegjësimit shëndetësor dhe të theksojë rëndësinë e kujdesit në kohë për shëndetin dhe kontrolleve të rregullta parandaluese.
Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.