LIGJËRATË EDUKATIVE PËR PRINDËRIT E ARDHSHËM: KUJDESI PËR LËKURËN DHE DHËMBËT GJATË SHTATËZËNISË

LIGJËRATË EDUKATIVE PËR PRINDËRIT E ARDHSHËM: KUJDESI PËR LËKURËN DHE DHËMBËT GJATË SHTATËZËNISË

02.10.2026

Të mërkurën, në ambientet e Spitalit Klinik “Acibadem Sistina”, u mbajt edhe një ligjëratë në kuadër të ciklit të takimeve edukative të dedikuara për prindërit e ardhshëm, kësaj radhe me temën “Kujdesi për lëkurën dhe dhëmbët gjatë shtatzënisë”.

Gjatë ligjëratës, Prof. Dr. Andrej Petrov, specialist i dermatovenerologjisë, foli për kujdesin e duhur të lëkurës gjatë shtatzënisë dhe për ndryshimet që mund të shfaqen gjatë kësaj periudhe. Ai ndau këshilla praktike se cilat ndryshime konsiderohen të zakonshme dhe në cilat raste është e nevojshme të konsultohet dermatologu.

Për rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit oral gjatë shtatzënisë foli stomatologu Dr. Mario Ilkovski, i cili ndau këshilla praktike për mirëmbajtjen e duhur të dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve, parandalimin e problemeve më të shpeshta stomatologjike dhe ruajtjen e higjienës së mirë orale gjatë kësaj periudhe.

Të pranishmit treguan interes të madh për temat e trajtuara dhe patën mundësi të parashtrojnë pyetje, të ndajnë dilemat e tyre dhe të marrin këshilla profesionale lidhur me kujdesin e lëkurës dhe shëndetin oral gjatë shtatzënisë.

Përmes këtyre takimeve edukative, “Acibadem Sistina” vazhdon t’u ofrojë prindërve të ardhshëm informacione praktike, profesionale dhe në kohë, për një përgatitje më të lehtë dhe më të sigurt për periudhën e shtatzënisë dhe prindërimit.

Të mërkurën e ardhshme, më 7 tetor, ligjëratën do ta mbajë Dr. Verica Malinkova Dimovska, Mr. Sci, e cila do të flasë në temën “Ankthi dhe shtatzënia”. Regjistroni pjesëmarrjen tuaj në: callcenter@acibademsistina.mk

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.