NJË MIQËSI QË LINDI NË MATERNITET: IVANA DHE VASKA U BËNË NËNA PËR HERË TË DYTË NË TË NJËJTËN DITË DHE SËRISH NDANË TË NJËJTËN DHOMË

Eksperienca e pacientëve

NJË MIQËSI QË LINDI NË MATERNITET: IVANA DHE VASKA U BËNË NËNA PËR HERË TË DYTË NË TË NJËJTËN DITË DHE SËRISH NDANË TË NJËJTËN DHOMË

17.08.2026

Ndonjëherë, miqësitë më të bukura lindin aty ku më së paku i pret, pra në një dhomë spitali, në një nga çastet më emocionuese të jetës, plot pasigurisë, emocioneve dhe takimit të parë me fëmijën tënd.

E tillë është historia e Ivanës dhe Vaskës. Historia e tyre nisi më 16 qershor 2023, kur, krejt rastësisht, u gjendën në të njëjtën dhomë në Repartin e Obstetrikës të Spitalit Klinik “Acibadem Sistina”. Atë ditë, të dyja u bënë nëna dhe pikërisht aty nisi edhe një miqësi e veçantë.

Për herë të dytë, jeta i bashkoi Ivanën dhe Vaskën në një mënyrë pothuajse të pabesueshme: të dyja sollën në jetë fëmijët e tyre në të njëjtën ditë dhe, ashtu si tre vjet më parë, po qëndrojnë sërish së bashku në të njëjtën dhomë.

Kur Vaska mbërriti në dhomë, Ivana tashmë kishte lindur dhe pranë saj kishte të porsalindurin Mihail.

“Kur më shtruan dhe hyra në dhomë, menjëherë ndjeva një energji të bukur. Ivana tashmë kishte lindur dhe pikërisht atëherë e pashë beben e saj, Mihailin për herë të parë. Mbeta e mahnitur,  nuk e dija se një foshnjë e sapolindur mund të ishte kaq e bukur. Në njëfarë mënyre, kjo më inkurajoi dhe mezi prisja që edhe unë të lindja”, kujton Vaska.

Vetëm pak orë më vonë, po atë ditë, erdhi në jetë edhe vajza e saj, Dina.

Të dyja nënat kishin lindur me prerje cezariane dhe pikërisht ditët e rikuperimit shënuan fillimin e një miqësie të sinqertë. Meqë Ivana kishte lindur disa orë më herët, ajo i tregonte Vaskës se çfarë e priste dhe i jepte siguri në çdo hap të radhës. E ndihmonin njëra-tjetrën të ngriheshin nga shtrati, inkurajoheshin për të ecur, mbështesnin njëra-tjetrën në kujdesin për të porsalindurit dhe  veçanërisht gjatë përpjekjeve të para për ushqyerjen me gji.

“Përveç ndihmës së jashtëzakonshme nga infermieret, edhe ne e ndihmonim njëra-tjetrën. Kur njëra kishte më shumë fuqi i vinte në ndihmë tjetrës për t’u kujdesur për foshnjën. Qeshnim shumë, aq sa, për shkak të dhimbjeve pas prerjes cezariane, shpesh i lutesha Ivanës të mos më bënte të qeshja kaq shumë. Ditët e rikuperimit i kaluam me shumë të qeshura dhe optimizëm”, rrëfen Vaska.

MIQËSIA VAZHDOI EDHE JASHTË MATERNITEIT

Gjatë ditëve të kaluara në spital, Ivana dhe Vaska patën mundësi të njiheshin më mirë me njëra-tjetrën. Ndanë historitë e tyre të jetës, rrugëtimin drejt amësisë, planet për të ardhmen, por edhe ato frikëra e gëzime të vogla që shoqërojnë ditët e para me një të porsalindur. Por miqësia e tyre nuk mbeti brenda mureve të dhomës së spitalit.

Edhe pasi u kthyen në shtëpi, vazhduan të komunikonin rregullisht. Duke qenë se të dyja jetojnë në Shkup, takimet, bisedat dhe përvojat e përbashkëta shumë shpejt u bënë pjesë e përditshmërisë së tyre.

“Çdo muaj i fotografonim foshnjat së bashku, muajin e parë, të dytin, të tretin... gjithmonë me numrin përkatës. Çdo ditë biseduam për të treguar si na kishte kaluar dita, nëse kishim vështirësi me ushqyerjen me gji, si kishte fjetur foshnja apo çfarë të reje kishte bërë”, rrëfen Ivana.

Edhe partnerët e Ivanës dhe Vaskës krijuan një marrëdhënie të afërt, veçanërisht gjatë takimeve dhe kohës së kaluar së bashku me fëmijët.

TRE VJET MË VONË, HISTORIA PËRSËRITET

Atëherë ende nuk e dinin se jeta po përgatiste një vazhdim të historisë së tyre, aq të pabesueshëm sa vështirë se mund të ishte planifikuar. Kështu, gjatë një takimi krejt të zakonshëm, erdhi surpriza e radhës. Ivana vendosi të ndante lajmin e saj të bukur:

“Dua t’ju tregoj diçka, jam shtatzënë.”
 
Nga ana tjetër, Vaska iu përgjigj menjëherë:
 
“Epo, edhe unë jam shtatzënë!”

Pasuan të qeshura, gëzim dhe natyrisht, krahasimi i menjëhershëm i datave të parashikuara të lindjes. Ivana e kishte datën e pritshme të lindjes më 13 gusht, ndërsa Vaska më 18 gusht.

Edhe pse shtatzënitë e tyre ndiqeshin nga gjinekologë të ndryshëm, pra Ivana e ndiqte shtatzëninë te Dr. Nikolla Pançevski, ndërsa Vaska te Prof. Dr. Gligor Dimitrov, tashmë ekzistonte mundësia që historia e tre viteve më parë të përsëritej.

Në javët e fundit të shtatzënisë, gjatë kontrolleve të rregullta, te të dyja u konstatua se lindja do të duhej të përfundonte me prerje cezariane.

“Kur, duke qeshur i tregova mjekut tim historinë tonë me Ivanën, se para tre vjetësh kishim lindur në të njëjtën ditë ai më tha se ekzistonte mundësia që e njëjta gjë të ndodhte sërish. U gëzova jashtëzakonisht shumë. Të dyja dëshironim që të ishim përsëri bashkë dhe në fund, dëshira jonë u realizua”, thotë Vaska.

Më 7 gusht 2026, tre vjet pas përvojës së tyre të parë të përbashkët në maternitet, Ivana dhe Vaska u bënë sërish nëna në të njëjtën ditë. Këtë herë, në jetë erdhën Joana dhe Ogneni.

“Me të gjitha emocionet që shoqërojnë lindjen, kur mendon për shumë gjëra, mua më jepte një ndjenjë të madhe sigurie fakti se do të isha sërish me të në të njëjtën dhomë. Isha shumë më e qetë, sepse e dija se pranë meje do të kisha dikë të afërt, dikë që do të më kuptonte dhe do të më mbështeste edhe gjatë kësaj përvoje kaq të rëndësishme të jetës”, rrëfen Vaska.

Mesazhi i Ivanës i dha kësaj historie një kuptim edhe më të veçantë:

“Po të pres në dhomën 3028. Jemi gati.”

Edhe këtë herë, njëra e përcolli tjetrën drejt lindjes. Madje, edhe numrat e lindjes të foshnjave të tyre janë njëri pas tjetrit.

Tre vjet më parë ishin dy gra që nuk njiheshin dhe që krejt rastësisht, u gjendën në të njëjtën dhomë spitali, ndërsa sot janë shoqe të afërta që ndajnë së bashku disa nga momentet më të rëndësishme të jetës. I bashkojnë shumë gjëra: të dyja janë juriste me profesion, fëmijët e tyre të parë, Dina dhe Mihaili, po rriten së bashku, ndërsa tashmë edhe Joana dhe Ogneni do të kenë një kujtim të veçantë.

Disa herë, edhe stafi bënte shaka me historinë e tyre, duke thënë se ndoshta ajo ende nuk e ka thënë fjalën e fundit. Ivana dhe Vaska, duke qeshur, thonë se “kanë dy shanse” dhe se ndoshta një ditë fëmijët e tyre do t’i lidhin edhe më fort këto dy familje.

Pas kësaj historie të bukur, siç thonë ato, qëndron edhe ndjenja e sigurisë që u ka dhënë i gjithë ekipi i Spitalit Klinik “Acibadem Sistina”.

“U jemi mirënjohëse mjekëve, infermiereve, personelit ndihmës dhe të gjithë stafit. Mjekët kanë një rol kyç gjatë procesit të lindjes, por më pas e kupton se sa i rëndësishëm është secili person që ke pranë si infermieret, personeli ndihmës, të gjithë ata që të ndihmojnë gjatë rikuperimit dhe në çastet e para me foshnjën. Fakti që të dyja u kthyem këtu për herë të dytë është, në të vërtetë, dëshmia më e madhe e besimit që kemi”, thonë Vaska dhe Ivana.

Historia e Ivanës dhe Vaskës na kujton se materniteti nuk është vetëm vendi ku lind një jetë e re. Ndonjëherë, pikërisht aty lind edhe një miqësi.

 
 Ndonjëherë, miqësitë më të bukura lindin aty ku më së paku i pret, pra në një dhomë spitali, në një nga çastet më emocionuese të jetës, plot pasigurisë, emocioneve dhe takimit të parë me fëmijën tënd.

E tillë është historia e Ivanës dhe Vaskës. Historia e tyre nisi më 16 qershor 2023, kur, krejt rastësisht, u gjendën në të njëjtën dhomë në Repartin e Obstetrikës të Spitalit Klinik “Acibadem Sistina”. Atë ditë, të dyja u bënë nëna dhe pikërisht aty nisi edhe një miqësi e veçantë.

Për herë të dytë, jeta i bashkoi Ivanën dhe Vaskën në një mënyrë pothuajse të pabesueshme: të dyja sollën në jetë fëmijët e tyre në të njëjtën ditë dhe, ashtu si tre vjet më parë, po qëndrojnë sërish së bashku në të njëjtën dhomë.

Kur Vaska mbërriti në dhomë, Ivana tashmë kishte lindur dhe pranë saj kishte të porsalindurin Mihail.

“Kur më shtruan dhe hyra në dhomë, menjëherë ndjeva një energji të bukur. Ivana tashmë kishte lindur dhe pikërisht atëherë e pashë beben e saj, Mihailin për herë të parë. Mbeta e mahnitur,  nuk e dija se një foshnjë e sapolindur mund të ishte kaq e bukur. Në njëfarë mënyre, kjo më inkurajoi dhe mezi prisja që edhe unë të lindja”, kujton Vaska.

Vetëm pak orë më vonë, po atë ditë, erdhi në jetë edhe vajza e saj, Dina.

Të dyja nënat kishin lindur me prerje cezariane dhe pikërisht ditët e rikuperimit shënuan fillimin e një miqësie të sinqertë. Meqë Ivana kishte lindur disa orë më herët, ajo i tregonte Vaskës se çfarë e priste dhe i jepte siguri në çdo hap të radhës. E ndihmonin njëra-tjetrën të ngriheshin nga shtrati, inkurajoheshin për të ecur, mbështesnin njëra-tjetrën në kujdesin për të porsalindurit dhe  veçanërisht gjatë përpjekjeve të para për ushqyerjen me gji.

“Përveç ndihmës së jashtëzakonshme nga infermieret, edhe ne e ndihmonim njëra-tjetrën. Kur njëra kishte më shumë fuqi i vinte në ndihmë tjetrës për t’u kujdesur për foshnjën. Qeshnim shumë, aq sa, për shkak të dhimbjeve pas prerjes cezariane, shpesh i lutesha Ivanës të mos më bënte të qeshja kaq shumë. Ditët e rikuperimit i kaluam me shumë të qeshura dhe optimizëm”, rrëfen Vaska.

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.