PUNËTORI E RE EDUKATIVE PËR KUJDESTARET NË KOPSHTIN “KORÇAGIN”

PUNËTORI E RE EDUKATIVE PËR KUJDESTARET NË KOPSHTIN “KORÇAGIN”

25.03.2026

Kujdestaret nga objektet “Prolet”, “Pepelashka”, “Paleshka” dhe “Pinokio”, në kuadër të IPKF “Korçagin”, ishin pjesë e një punëtorie edukative të realizuar nga ekipi profesional i “Acibadem Sistina”.

Punëtorinë edhe këtë herë e udhëhoqën Dr. Kamelija Simeonova, specialiste në psikiatri për fëmijë dhe adoleshentë, Dr. Verica Malinkova-Dimovska, Mr. Sci, specialiste në psikiatri, dhe Ajshe Islam, Mr. Sci,  psikologe, të cilat përmes një qasjeje interaktive ndanë njohuri dhe përvoja praktike nga fusha e tyre.

Fokusi ishte vendosur në njohjen dhe tejkalimin e situatave sfiduese në punën e përditshme, si dhe në teknikat për përballimin e stresit dhe ruajtjen e shëndetit mendor.

Kjo punëtori edhe një herë theksoi rolin e paçmueshëm të edukatoreve dhe kujdestareve si mbështetëse kyçe në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve – persona që çdo ditë investojnë dashuri, kujdes dhe përkushtim.

Si shenjë mirënjohjeje për bashkëpunimin e suksesshëm, kopshti u ndau mirënjohje ligjëruesve. 

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.