Me kënaqësi të madhe ju njoftojmë për fillimin e ciklit të ri të ligjëratave falas për prindërit e ardhshëm, i cili fillon të mërkurën, më 21 janar 2026. Këto ligjërata edukative janë të dedikuara për të informuar të gjithë prindërit e ardhshëm dhe për t’u ofruar atyre këshilla profesionale në lidhje me shtatzëninë, lindjen dhe ditët e para me foshnjën.
Mjekët dhe infermierët tanë janë këtu për t’ju dhënë përgjigje për çdo pyetje dhe dilemë, si dhe për t’ju përgatitur për këtë periudhë të rëndësishme të jetës. Ligjëratat do të zhvillohen në hapësirat e Spitalit Klinik “Acibadem Sistina”, çdo të mërkurë, me fillim në orën 18:00.
Ju lutemi regjistroni pjesëmarrjen tuaj në qendrën tonë të kontaktit përmes telefonit 02 30 99 500 ose përmes e-mailit callcenter@acibademsistina.mk.
Edhe në këtë cikël, për ju kemi përgatitur përmbajtje interesante, tema të reja dhe shumë dhurata. Më poshtë mund ta shikoni programin e plotë.
Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.