Mikroskopi neurokirurgjikal

Mikroskopi neurokirurgjikal

 Mikroskopi neurokirurgjikal "Kinevo" dhe neuronavigacioni

Operacionet neurokirurgjikale kryhen me ndihmën e mikroskopit më të avancuar neurokirurgjikal "Kinevo", i cili ofron saktësi maksimale dhe një pamje të detajuar të fushës operative.

Operacionet neurokirurgjikale kryhen me ndihmën e mikroskopit më të avancuar neurokirurgjikal "Kinevo", i cili ofron saktësi maksimale dhe një pamje të detajuar të fushës operative. Ky lloj mikroskopi është specifik për institucionet neurokirurgjikale të profilit të lartë dhe ka kapacitetin të përmirësohet vazhdimisht, duke e bërë atë unik dhe më të mirin në vendindhe në rajon.

Çdo ndërhyrje kirurgjikale, veçanërisht ndërhyrja neurokirurgjikale, është një procedurë me rrezik të lartë, pasi mund të shkaktojë dëmtime të pavullnetshme në strukturat nervore. Mikroskopi "Kinevo" ofron ndriçim të shkëlqyeshëm dhe rritje të madhe të fushës vizuale, duke lejuar mbrojtje më të mirë të rrënjës nervore.

Për herë të parë në vend, po përdoret metoda e ngjyrosjes me fluorescinë. Kjo është një metodë ku, duke administruar një lloj të veçantë kontrasti para operacionit, arrihet ngjyrosje e tumorit që është e dukshme vetëm me këtë lloj mikroskopi, gjë që lejon heqjen e plotë të indit tumoral dhe identifikimin e qartë të kufijve të indit të shëndetshëm të trurit.

 

Të gjitha ndërhyrjet, si në shtyllën kurrizore ashtu edhe në tru, udhëhiqen me neuro-monitorim, një procedurë që garanton sigurinë e pacientit dhe eliminon rrezikun e ndërlikimeve apo dëmtimit të indit nervor.

Copyright © 2024 Developed by Unet All rights reserved.