Acibadem Sistina

Njoftim aktive

Njoftim aktive

Mjek – Specialist në Transfuziologji

Released on: 26.12.2025
Status: Active

 Spitali Klinik “Acibadem Sistina” ka nevojë për:

 

Mjek-Specialist në Transfuziologji

 

PËRSHKRIMI I POZICIONIT

 

Spitali Klinik “Acibadem Sistina”, në përputhje me nevojat për përmirësimin dhe zgjerimin e shërbimeve shëndetësore, shpall një vend të lirë pune për një mjek-specialist në mjekësinë transfuziologjike, i cili do të jetë përgjegjës për planifikimin, organizimin dhe zbatimin e të gjitha aktiviteteve që lidhen me mjekësinë transfuziologjike, me qëllim sigurimin e kujdesit shëndetësor të sigurt, cilësor dhe efikas për pacientët. Nëse dëshironi të jeni pjesë e një ekipi dinamik dhe profesional, ju ftojmë të aplikoni.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE

  • Kryen ekzaminime dhe konsulta specialistike në fushën e mjekësisë transfuzive
  • Kryen mbikëqyrjen e transfuzioneve të gjakut dhe komponentëve të gjakut
  • Kryen kontrollin e cilësisë, ruajtjen dhe shpërndarjen e gjakut dhe derivateve të gjakut
  • Monitoron dhe zbaton protokollet dhe standardet kombëtare dhe ndërkombëtare në mjekësinë transfuzive
  • Mban dokumentacionin mjekësor dhe administrativ të rregullt dhe të saktë
  • Bashkëpunon me specialistë të tjerë dhe personel tjetër mjekësor brenda spitalit.

KUALIFIKIMET DHE NJOHURITË E NEVOJSHME

  • Të ketë përfunduar studime mjekësore
  • Specializim në Transfuziologji;
  • Licencë valide pune e lëshuar nga Oda e Mjekëve të RMV-së.
  • Përvoja e mëparshme do të konsiderohet si avancim;
  • Njohja e shkëlqyera të gjuhës angleze (të folurit, leximi, shkrimi)
  • Njohuri në punën me kompjuter

PROFILI PERSONAL

  • Qasje profesionale ndaj punës, përgjegjësi dhe disiplinë;
  • Respektim i rregullave dhe kodit të punës;
  • Kujdes dhe saktësi gjatë punës;
  • Aftësi për punë individuale dhe në ekip;
  • Aftësi për të marrë iniciativë dhe motivim për arsimim të vazhdueshëm / përmirësim të njohurive;
  • Vlerësim dhe zgjidhje e problemeve;
  • Fleksibilitet;
  • Përshtatshmëria;
  • Etikë e lartë pune. 

 

INFORMACIONE TË TJERA SHTESË

  • Njoftimi është i hapur pesëmbëdhjetë ditë pune.  Aplikimin tuaj duhet ta dërgoni  në adresën e mëposhtme: hr@acibademsistina.mk ose në adresën postare: Spitali klinik “Acibadem Sistina”, Rr. Skupi 5A, 1000 Shkup.
  • Aplikim i rregullt konsiderohet çdo aplikim i bërë në kohë pas shpalljes së njoftimit.
  • Diskrecioni i kandidatëve është i garantuar.
  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të thirren në intervistë. 

 

Bashkangjit CV-në *

Pajtohem që të dhënat e mia personale të ruhen në databazën e Spitalit klinik ACIBADEM SISTINA Shkup për regrutatim të kuadrove.

Më tepër informacione rreth mbrojtjes së të dhënave personale mund të lexoni në Politikën e privatësisë.

Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.