Acibadem Sistina

Njoftim aktive

Njoftim aktive

Menaxher për shërbime ndihmëse

Released on: 19.11.2025
Status: Active

Spitali Klinik “Acibadem Sistina” ka nevojë për një Menaxher të motivuar të Shërbimeve Ndihmëse, i cili do të ketë rol kyç në organizimin, koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha shërbimeve mbështetëse në spital, me qëllim sigurimin e një mjedisi efikas dhe të sigurt për pacientët, të punësuarit dhe vizitorët.

                        PËRSHKRIMI I VENDIT TË PUNËS

• Koordinon dhe drejton sektorët e mirëmbajtjes së higjienës, sigurimit, kuzhinës spitalore dhe prokurimeve jomjekësore
• Zhvillon dhe zbaton procedura operative dhe standarde të cilësisë
• Merr pjesë në zhvillimin e programeve për sigurinë e pacientëve, të punësuarve dhe vizitorëve dhe menaxhon proceset për mbrojtje në situata emergjente, uljen dhe kontrollin e rreziqeve dhe sigurimin e hapësirës
• Zbaton programe për kontrollin dhe largimin e materialeve dhe mbeturinave të rrezikshme, në koordinim me dokumentacionin përkatës, përfshirë të gjitha lejet dhe licencat
• Ndjek performancën e të punësuarve në Sektorin e Shërbimeve Ndihmëse dhe kryen vlerësimin e performancës së tyre

• Organizon ndërrimet e punës për të siguruar funksionim optimal të procesit të punës 

KUALIFIKIMET DHE NJOHURITË E NEVOJSHME

  • Të ketë përfunduar arsim i lartë
  • Përvojë në menaxhimin e një ekipi për punë operative dhe mirëmbajtjeje do të konsiderohet si avancim
  • Aftësi shumë të zhvilluara komunikimi, organizimi dhe udhëheqëse
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të marrë vendime të shpejta
  • Njohuri në gjuhën angleze
  • Njohuri në punën me kompjuter
  • Nivel i lartë konfidencialiteti dhe etike 

INFORMACIONE TË TJERA SHTESË

  • Njoftimi është i hapur pesëmbëdhjetë ditë pune.  Aplikimin tuaj duhet ta dërgoni  në adresën e mëposhtme: hr@acibademsistina.mk ose në adresën postare: Spitali klinik “Acibadem Sistina”, Rr. Skupi 5A, 1000 Shkup.
  • Aplikim i rregullt konsiderohet çdo aplikim i bërë në kohë pas shpalljes së njoftimit.
  • Diskrecioni i kandidatëve është i garantuar.
  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të thirren në intervistë. 

 

Bashkangjit CV-në *

Pajtohem që të dhënat e mia personale të ruhen në databazën e Spitalit klinik ACIBADEM SISTINA Shkup për regrutatim të kuadrove.

Më tepër informacione rreth mbrojtjes së të dhënave personale mund të lexoni në Politikën e privatësisë.

Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.