Spitali Klinik “Acibadem Sistina” ka nevojë për një Menaxher të motivuar të Shërbimeve Ndihmëse, i cili do të ketë rol kyç në organizimin, koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha shërbimeve mbështetëse në spital, me qëllim sigurimin e një mjedisi efikas dhe të sigurt për pacientët, të punësuarit dhe vizitorët.
• Koordinon dhe drejton sektorët e mirëmbajtjes së higjienës, sigurimit, kuzhinës spitalore dhe prokurimeve jomjekësore
• Zhvillon dhe zbaton procedura operative dhe standarde të cilësisë
• Merr pjesë në zhvillimin e programeve për sigurinë e pacientëve, të punësuarve dhe vizitorëve dhe menaxhon proceset për mbrojtje në situata emergjente, uljen dhe kontrollin e rreziqeve dhe sigurimin e hapësirës
• Zbaton programe për kontrollin dhe largimin e materialeve dhe mbeturinave të rrezikshme, në koordinim me dokumentacionin përkatës, përfshirë të gjitha lejet dhe licencat
• Ndjek performancën e të punësuarve në Sektorin e Shërbimeve Ndihmëse dhe kryen vlerësimin e performancës së tyre
• Organizon ndërrimet e punës për të siguruar funksionim optimal të procesit të punës
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.