Acibadem Sistina

PESË PROCEDURA TË SUKSESSHME TAVI REALIZUAR NË NJË DITË NË “ACIBADEM SISTINA”

29.12.2025

Ekipi kardiologjik i Spitalit Klinik “Acibadem Sistina“ realizoi me sukses pesë ndërhyrje TAVI në një ditë te pacientë me stenozë të rëndë aortale, duke përdorur një qasje moderne dhe minimalisht invazive. Bëhet fjalë për ndërhyrje komplekse, të cilat u kryen me mbulim të plotë të shpenzimeve nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor, ku pacientët më parë ishin përfshirë në listën zyrtare të pritjes.

Procedurat ishin realizuar nga ekipi i kardiologëve intervenuese me përvojë të madhe i përbërë nga Dr. Shk. Zharko Hristovski, Prim. Dr. Sllobodan Antov Mr. Sci, Dr. Shk. Igor Balevski, Dr. Dimitar Dushkoski, Dr. Nikolla Llazovski, Dr. Zllatana Petkovska dhe Dr. Aleksandar Radoeshki, me mbështetje nga i gjithë ekipi kardiologjik, kardioanesteziologët e Departamentit të Kardiokirurgjisë dhe stafi i specializuar infermieror i Departamentit të Kardiologjisë.

“Këto rezultate janë një konfirmim i ekspertizës së lartë dhe gatishmërisë së ekipit tonë kardiologjik për t’u përballur edhe me sfidat më komplekse. Jemi mirënjohës edhe ndaj Fondit të Sigurimit Shëndetësor që u mundësoi pacientëve të kryejnë këtë ndërhyrje të avancuar pa kosto financiare, në kushte të një infrastrukture mjekësore të nivelit të lartë. Për ne, kjo përfaqëson një mundësi tjetër për t’u siguruar pacientëve një jetë më cilësore dhe më të gjatë, që kanë nevojë për këtë trajtim,” theksoi Dr. Shk. Zharko Hristovski kardiolog intervenues nga Spitali Klinik "Acibadem Sistina".

Pacientët, të moshës 70 deri në 85 vjeç, kishin sëmundje të rënda shoqëruese, komorbiditete dhe ndërhyrje të mëparshme kirurgjikale kardiake, të cilat e rritën më tej kompleksitetin e ndërhyrjeve. Çdo rast u analizua me kujdes dhe u trajtua individualisht dhe të gjitha procedurat u përfunduan me sukses.
Pas përfundimit të ndërhyrjeve, katër nga pesë pacientët u lëshuan të nesërmen në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe pritet që i fundit prej tyre të lëshohet  për trajtim shtëpiak në dy ditët e ardhshme. 
 

Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.