Spitali Klinik “Acibadem Sistina“ e ka zgjeruar ekipin profesional me specialisten e neurologjisë,
Prof. Dr. Tatjana Çepreganova-Çangovska. Pacientët do të kenë mundësinë të marrin diagnostikim dhe trajtim të nivelit më të lartë për epilepsitë, dhimbjet e kokës dhe sëmundje të tjera neurologjike, falë përvojës shumëvjeçare të Dr. Çepreganova-Çangovska.
Gjatë karrierës së saj profesionale, Dr. Çepreganova-Çangovska ka qëndruar në qendra mjekësore botërore dhe është autore dhe bashkautore e shumë publikimeve shkencore nga fusha e neurologjisë. Që nga viti 2014, Dr. Tatjana Çepreganova-Çangovska është doktore e shkencave mjekësore.
Terminin tuaj mund ta caktoni në numrin 02 3099 500.