Nën moton “E ardhmja e mjekësisë: Dritare drejt së nesërmes”, në organizim të Shoqatës së Mjekëve Specializantë u mbajt Simpoziumi i Dytë Kombëtar i Mjekëve të Rinj, i cili edhe këtë vit bashkoi një numër të madh profesionistësh të rinj të përkushtuar ndaj zhvillimit të mjekësisë moderne.
Spitali Klinik “Acibadem Sistina” u përfaqësua me krenari përmes ligjëratave profesionale të:
Doc. Dr. Vlladimir Çadikovski, specialist në kirurgji pediatrike dhe subspecijalist në kardiokirurgji pediatrike, i cili me ligjëratën e tij frymëzuese i inkurajoi mjekët e rinj të mendojnë në mënyrë inovative dhe të ndjekin praktikat më të fundit botërore në kirurgjinë dhe kardiokirurgjinë pediatrike.
Doc. Dr. Milenko Kostov, specialist në neurokirurgji, i cili foli për trendet bashkëkohore dhe sfidat e ardhshme në neurokirurgji, duke theksuar teknikat e avancuara që po e formësojnë të ardhmen e kësaj fushe komplekse mjekësore.
Nebojsha Apostollovski, teknolog i radiologjisë, i cili foli për arritjet dhe inovacionet më të reja në radioterapi, duke theksuar rëndësinë e teknologjisë moderne në diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve.
Paraqitjet e tyre sollën njohuri të rëndësishme për qasjet bashkëkohore në fusha të ndryshme të mjekësisë dhe nxitën diskutim dinamik mes pjesëmarrësve. Mjekët e rinj patën mundësinë të shkëmbejnë ide, të bëjnë pyetje dhe të frymëzohen nga përvoja e ligjëruesve të shquar.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.