Nga 21 deri më 23 nëntor në Prishtinë, Kosovë, u mbajt Kongresi i 7-të i Mjekësisë me temën: “Mjekësia urgjente, kujdesi intensiv dhe anestezioni në kriza shëndetësore: Sfidat e së ardhmes”, në organizim të Odës së Mjekëve të Kosovës.
Fokusi kryesor i këtij kongresi ishin sfidat aktuale në mjekësinë intensive, risitë dhe qasjet e reja në trajtimin e pacientëve në gjendje kritike, një program i pasur shkencor, sesione dhe diskutime paneli me ligjërues dhe ekspertë të njohur ndërkombëtarë.
Në këtë kongres, nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina”, mori pjesë si ligjëruese Dr. Beti Kostadinovska–Jordanoska, specialiste e anesteziologjisë me mjekim intensiv në Departamentin e Kujdesit Intensiv në Kardiokirurgji, e cila u prezantua me paraqitjen e saj profesionale me temën: "ROTEM Sigma: Qasje e avancuar hemostatike në kontrollin multidisiplinar të gjakderdhjes".
Kongresi ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit rajonal, mundësinë për shkëmbim përvojash dhe edukim të vazhdueshëm mjekësor.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.