Acibadem Sistina

PROF. DR. PETROV – PJESË E KONFERENCËS SHKENCORE NË SOFJE

04.11.2025

 Nga 30 tetori deri më 2 nëntor 2025 në Sofje u mbajt Konferenca e XXXII Shkencore “Dermatologjia Klinike – raste të rralla klinike– Ditët Dermatologjike të Sofjes ‘Prof. Asen Durmishev’”.

Në këtë konferencë shkencore mori pjesë edhe prof. dr. Andrej Petrov, specialist i dermatovenerologjisë nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina”, i cili mbajti një prezantim me temë “Non-tropical Larva migrans” – një dukuri e re dhe gjithnjë e më e shpeshtë e lidhur me ndryshimet klimatike. Prezantimi i tij ishte pjesë e sesionit të dedikuar rasteve klinike në fushën e “Dermatozave infektive dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme (SST)”.

Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.