Në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”, për herë të parë në Maqedoni u realizua një procedurë komplekse endovaskulare në aortën torakale – TEVAR me të ashtuquajturën in situ fenestration për arterien subklavie të majtë, te një pacient me aneurizëm post-disseksion të aortës torakale descenduese.
Dr. Nikola Lazovski, specialist në kirurgji vaskulare, thekson se edhe pse procedurat standarde endovaskulare janë tashmë praktikë e përditshme, procedurat komplekse janë më të rralla, më të vështira për t’u realizuar, por me përfitime dukshëm më të mëdha si për pacientët ashtu edhe për sistemin shëndetësor dhe social në tërësi.
“Bëhet fjalë për një ndërhyrje ku u vendos një stent në segmentin e aortës që ishte i sëmurë, me ç’rast qëllimisht me stentin u mbulua dalja nga aorta për arterien subklavie të majtë, për të siguruar stabilitetin e stentit në aortë të shëndetshme. Më pas, përmes arteries së krahut të majtë, me një pajisje të posaçme u krijua një hapje në stent në nivel të aortës, përmes së cilës u vendos një stent i ri që siguron rrjedhje të gjakut në arterien e krahut të majtë,” shpjegon Dr. Lazovski..png)
Kompleksiteti i kësaj ndërhyrjeje kërkon përfshirjen e një ekipi të tërë mjekësh specialistë dhe personeli të mesëm mjekësor, të trajnuar posaçërisht për procedura endovaskulare dhe hibride. Kjo ndërhyrje u realizua nga një pjesë e ekipit të mjekëve kardiovaskularë të KB “Acibadem Sistina”, të udhëhequr nga Dr. Nikola Lazovski (kirurg vaskular) dhe Doc. Dr. Aleksandar Gjoreski (radiolog intervente ). Në ekipin për këtë procedurë komplekse ishin gjithashtu: Doc. Dr. Menka Lazareska (radiologe intervente), Dr. Dimitar Josifovski (specializant i kardiokirurgjisë), Dr. Lihnida Matevska (kardioanesteziologe), infermiere Irina Apostolov (kardioanesteziste), infermiere Zorica Urdareviq (infermiere në sallën e angjios) dhe Darko Markoviq (teknolog radiologjik).
Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.