Acibadem Sistina

INFERMIERET E SPITALIT KLINIK “ACIBADEM SISTINA” LIGJËRUESE NË KONGRESIN XV TË SHOQATËS SË ANESTEZISTËVE, INFERMIERËVE TË KUJDESIT INTENSIV DHE TRANSFUZIONIT TË SERBISË

27.10.2025

Më datat 17 dhe 18 tetor 2025, në Beograd, Republika e Serbisë, u mbajt Kongresi i XV-të i Shoqatës së Anestezistëve, Infermierëve të Kujdesit Intensiv dhe Transfuzionit të Serbisë. Në këtë kongres mori pjesë me anëtarë të vet edhe Shoqata Maqedonase e Infermierëve të Anestezisë, Reanimacionit dhe Kujdesit Intensiv (MZMSARIN), anëtare të bordit drejtues të së cilës janë përgjegjësja e repartit të anestezisë Marina Nikoloska dhe infermierja për edukim dhe trajnime Androniki Bibovska.

Në kongres, infermierja e diplomuar specialiste e anestezisë Androniki Bibovska mbajti ligjëratë me temë “Trajnimet simulues për përballje me katastrofa”, ndërsa si dëgjuese ishin të pranishme edhe infermierja e diplomuar Gabriela Kitevska, përgjegjëse e Qendrës Emergjente, dhe infermierja e diplomuar Ilinka Mateska-Maksimoska, infermiere në Qendrën Emergjente.

Pas ligjëratës u zhvillua një diskutim për nivelin e përgatitjes së personelit mjekësor në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” për përballje me katastrofa natyrore dhe mënyrën e organizimit të trajnimeve për situata të jashtëzakonshme dhe të paparashikuara. Pjesëmarrësit u njohën me funksionimin e ekipeve për situata emergjente, strukturën hierarkike dhe rëndësinë e ushtrimeve të rregullta për të mbajtur nivelin më të lartë të gatishmërisë së personelit.

Në kuadër të kongresit, pjesëmarrësit patën mundësinë të marrin pjesë në punëtori edukative, të cilat ofruan demonstrime praktike dhe shkëmbim përvojash midis pjesëmarrësve dhe ligjëruesve.

Spitali Klinik “Acibadem Sistina” angazhohet vazhdimisht për ndjekjen e ngjarjeve edukative dhe pjesëmarrjen aktive të infermierëve tanë, me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional. 

Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.