Në Takimin e 39-të Vjetor të EACTS, kongresin më të madh kardiotorakal në botë, që u mbajt nga data 8 deri më 11 tetor në Kopenhagë, Danimarkë, morën pjesë ekspertë të njohur nga e gjithë bota, ndër ta edhe Prof. Dr. Aleksandar Nikoliq, specialist i kardiokirurgjisë. Kjo mbledhje prestigjioz, i cili u mbajt nën moton “Dizajnimi i së ardhmes – Inovo, zbulo, eduko”, ofroi një program shkencor me cilësi të lartë, ku pjesëmarrësit patën mundësi të shkëmbejnë njohuri, ide dhe përvoja me qëllim përmirësimin e fushave mjekësore që lidhen me kirurgjinë kardiovaskulare dhe torakale.
Në kongres u prezantuan kërkimet shkencore më të fundit, teknikat kirurgjikale, teknologjitë dhe inovacionet në trajtimin e sëmundjeve të zemrës, mushkërive dhe enëve të gjakut.
Profesori Nikoliq mori pjesë aktive në një panel-diskutim me ekspertë ndërkombëtarë, ku u shkëmbyen përvoja dhe ide për avancimin e praktikës klinike dhe përmirësimin e rezultateve në trajtimin e pacientëve.
Pjesëmarrja në një kongres kaq prestigjioz përbën një tjetër dëshmi për përkushtimin e vazhdueshëm të Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” ndaj standardeve më të larta në mjekësi, ndjekjes së trendeve globale dhe zbatimit të qasjeve më bashkëkohore në kujdesin ndaj pacientëve.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.