Acibadem Sistina

TRENDET DHE QASJET MODERNE NË TRAJTIMIN E KANCERIT TË GJIRIT: SIMPOZIUM NDËRKOMBËTAR NË SHKUP

13.10.2025

Me rastin e Muajit Botëror për rritjen e Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, në Shkup u mbajt një Simpozium Ndërkombëtar me temë: "Kanceri i Gjirit - Qasje Moderne". Kjo ngjarja ishte organizuar nga Grupacioni Acibadem, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” dhe Shoqata Ezra.

Në një vend u mblodhën mjekë të njohur në fushat e kirurgjisë, radiologjisë, onkologjisë dhe patologjisë nga Maqedonia, Turqia dhe Shqipëria me qëllim shkëmbimin e njohurive dhe përvojave më të reja në lidhje me diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit.

Ligjërues nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina” ishin: Prof. Dr. Andreja Arsovski – specialist në kirurgji torakale, Dr. Maja Stojçevska-Çapova – specialiste në radiodiagnostikë, Dr. Daniela Poposka – specialiste në onkologji dhe radioterapi dhe Prof. Dr. Deva Petrova – specialiste në onkologji dhe radioterapi.

Në simpozium u prezantuan qasje moderne ndaj trajtimit, metoda dhe perspektiva të reja në kujdesin e pacientëve me kancer të gjirit.

Nga Spitalit Klinik ,,Acibadem Sistina” në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë edhe Dr. Sevim Shuekinxhi, Mr.Sci, drejtor kryesor ekzekutiv dhe Dr. Emilija Mirçevska, drejtor mjekësor.

Në kuadër të simpoziumit ishte organizuar edhe panel diskutimi i hapur për pacientët, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit, edukimit dhe shkëmbimin e përvojave personale në lidhje me përballimin e sëmundjes.

Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.