Acibadem Sistina

“ACIBADEM SISTINA” PJESË E KONGRESIT TË 41-TË PËR RIPRODHIM HUMAN DHE EMBRIOLOGJI (ESHRE)

07.07.2025

Mbi 12.000 pjesëmarrës nga 138 vende ishin pjesë e ngjarjes më të madhe ndërkombëtare në fushën e mjekësisë riprodhuese – ESHRE 2025. Kongresi i 41-të i Shoqatës Evropiane për Riprodhim Human dhe Embriologji këtë vit u mbajt nga 29 qershor deri më 2 korrik, në Paris, Francë.

Përfaqësues nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina” në këtë ngjarje të rëndësishme ishin: Doc. Dr. Mitko Ivanovski, Dr. Klemetina Kuzeska, Mr. Sci, Dr. Mihajllo Popoviq dhe Dr. Aleksandar Bojadzhiev. Mr.Sci, specialistë në gjinekologji dhe obstetrikë nga Departamenti për Riprodhim të Asistuar.


Në fokus ishin temat aktuale nga fusha e riprodhimit të asistuar, gjenetikës, fertilitetit mashkullor, ruajtjes së fertilitetit dhe metodat e reja kirurgjikale.

Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.