Më 25 dhe 26 shkurt, në bashkëpunim me Organizatën Komunale të Kryqit të Kuq – Karposh dhe Institutin e Mjekësisë së Transfuzionit, në Spitalin Klinik "Acibadem Sistina" u realizuan dy aksione për dhurimin e gjakut. Gjatë këtyre dy aksioneve u dhuruan gjithsej 204 njësi gjaku.
Punonjësit tanë edhe një herë treguan humanizmin e tyre, ndërsa dëshira për të dhuruar gjak dhe për të shpëtuar jetë ishte motivi kryesor për pjesëmarrjen në këto aksione.
Spitali Klinik “Acibadem Sistina” do të vazhdojë edhe në të ardhmen të jetë një kompani me përgjegjësi shoqërore, e cila do të marrë pjesë në aksione të shumta për dhurimin e gjakut dhe në ngjarje humanitare
Aksioni i parë për dhurimin e gjakut në spitalin tonë u organizua në vitin 2010 dhe që atëherë, aksione të tilla realizohen rregullisht disa herë në vit. Spitali Klinik “Acibadem Sistina” është krenar për dhuruesit e tij të gjakut, mes të cilëve ka edhe dhurues rekorderë me mbi 20 dhurime.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.