Nga data 24 shkurt deri më 14 mars 2025, nxënësit nga Shkolla e Mesme e Mjekësisë “Bjelovar” nga Kroacia do të vizitojnë Spitali klinik “Acibadem Sistina” në kuadër të programit Erazmus+.
Gjatë vizitës, nxënësit do të kenë mundësinë për të përmirësuar përgatitjen e tyre teoretike përmes përvojës praktike në Departamentin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, si dhe të vizitojnë departamente të tjera për të njohur proceset dhe funksionimin e tyre. Kjo është mundësi e shkëlqyer për nxënësit që të njihen me standardet e larta të kujdesit ndaj pacientëve dhe funksionimin e spitalit më modern në rajon, i cili vazhdimisht zhvillohet dhe përparon.
Për ne, si spital, është nder i madh të jemi pjesë e këtij programi të rëndësishëm arsimor dhe të mbështesim realizimin e projekteve të tilla.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.