Acibadem Sistina

EKIPI KARDIOLOGJIK I “ACIBADEM SISTINA” REALIZOI PESË PROCEDURA TË SUKSESSHME TAVI NË NJË DITË

20.12.2024

Ekipi intervenues i kardiologëve nga Spitali klinik “Acibadem Sistina” në një ditë realizoi pesë procedura të suksesshme TAVI për trajtimin e stenozës aortale me një qasje minimalisht invazive. Të gjitha procedurat e kryera janë mbuluar nga Fondi i sigurimeve shëndetësore, ndërsa pacientët paraprakisht ishin në listë pritjeje për këtë ndërhyrje.

Procedurat TAVI ishin realizuar nga ekipi i kardiologëve intervenues: dr.shk. Zharko Hristovski, prim. dr. Sllobodan Antov, dr. shk. Igor Balevski dhe dr. Dimitar Dushkoski, në bashkëpunim me ekipin e plotë kardiologjik, kardioanesteziologë nga Departamenti i kardiokirurgjisë dhe ekipi infermieror nga Departamenti i kardiologjisë.

,,Bëhet fjalë për pacientet të moshës 70-83 vjeç, te cilat kane komorbiditete të theksuara dhe ndërhyrjet e mëparshme kardiokirurgjike. Secili prej tyre ishte trajtuar me qasje individuale dhe të gjitha ndërhyrjet kanë qenë të suksesshme, pa komplikime. Nga perspektiva e sotme, mund të them se jam krenar i ekipit kardiologjik të "Acibadem Sistina", i cili është i gatshëm për të gjitha sfidat. Një falënderim i madh edhe për Fondin e sigurimit shëndetësor, i cili dha një mendim pozitiv dhe miratoi që këta pacientë të kenë mundësinë për një procedurë TAVI falas në një qendër kardiologjike të klasit të lartë që ofron kushte më moderne. Jemi të lumtur që marrim mbështetje nga Fondi për këto ndërhyrje dhe që, falë tyre, do të ofrojmë një mundësi për jetë për të siguruarit që kanë nevojë për këtë trajtim," tha dr. shk. Zharko Hristovski, kardiolog intervenues nga Spitali klinik "Acibadem Sistina".

Vendimi për zgjidhjen e stenozës së aortës me procedurë TAVI tek këta pacientë ishte sjellë nga anën e ashtuquajturi Heart Team i spitalit, i përbërë nga kardiologë dhe kardiokirurgë. Një qasje e tillë multidisiplinare dhe sukses në kryerjen edhe të procedurave më komplekse flet për gatishmërinë e shkëlqyer të ekipit të kardiologjisë dhe madhësia e Spitalit klinik “Acibadem Sistina”.

Pjesë e ekipit të kardiologëve intervenues që morën pjesë në kryerjen e procedurave TAVI është edhe kardiologu i njohur dr. shk. Igor Balevski i cili disa kohë më parë është pjesë e “Acibadem Sistina”. Dr. Balevski është shef i Departamentit të kardiologjisë intervenuese në Qendrën klinike universitare në Maribor, Slloveni, dhe deri tash ai ka kryen mbi 500 procedurat të suksesshme TAVI.

 “Është kënaqësi e madhe për mua që së bashku me ekipin arrijmë rezultate të shkëlqyera çdo ditë. Jam i nderuar që mund të ndaj përvojën time të deritanishme nga Sllovenia dhe të kontribuoj në suksesin e punës së qendrës kardiologjike në 'Acibadem Sistina'. Së bashku me këtë ekip jemi të gatshëm të kryejmë praktikisht të gjitha ndërhyrjet kardiologjike,“ deklaroi dr. shk. Igor Balevski.

Pas ndërhyrjes, pacientët janë të vendosura në repartin spitalor të kardiologjisë, në gjendje të shkëlqyer shëndetësore dhe pritet që brenda dy ditësh të lëshohen në shtëpi.

Procedura TAVI përfaqëson vendosjen e një proteze në valvulën aortale të zemrës nëpërmjet një rruge transkateterike. Kjo nënkupton një qasje më pak invazive, vendosjen e valvulës artificiale pa prerje të kockës së gjoksit, duke përdorur një sistem të sofistikuar për kateterizim dhe zakonisht realizohet nëpërmjet arterieve të ijëve. Përfitimet kryesore të kësaj procedure janë: qëndrimi më i shkurtër spitalor, rikuperimi më i shpejtë pas procedurës dhe një rrezik i reduktuar i komplikimeve. 

Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.