Dr. Shk. Maja Stojçevskа-Çapova dhe infermierja Ljupka Mihajloska ishin pjesë e BREASTANBUL 2024

19.10.2024

 

Nga 10 deri më 12 tetor në Stamboll u mbajt konferenca ndërkombëtare BREASTANBUL 2024 me theks kryesor tek kanceri i gjirit. Kjo konferencë, e cila mbahet çdo dy vjet në një vend ka mbledhur shumë profesorë të shquar nga e gjithë bota, të cilët nëpër sesionet interaktive i kanë ndarë përvojat e tyre, njohuritë dhe tendencat më të fundit në diagnostikimin dhe trajtimin e kësaj sëmundjeje malinje.

Nga spitali klinik “Acibadem Sistina” në këtë ngjarje të madhe morën pjesë Dr. Shk. Maja Stojçevskа-Çapova, specialiste në radiodiagnostikë dhe infermierja nga reparti i radiologjisë, Ljupka Mihajloska.

Copyright © 2024 Developed by Unet All rights reserved.