Acibadem Sistina

PROF. DR. IGOR KAFTANXHIEV – KRYESUESI I KURSIT AO TRAUMA

22.10.2024

Nga data 19 deri më 21 tetor, Shkupi ishte mikpritës i kursit AO Trauma me titull “Parimet themelore të trajtimit operativ të frakturave”, ku morën pjesë me ligjërata të tyre një numër i madh mjekësh kirurgë nga fusha e traumatologjisë dhe ortopedisë. Ky kurs përfshiu parimet themelore dhe konceptet aktuale në trajtimin e lëndimeve, duke inkorporuar teknikat më të reja në trajtimin operativ të frakturave.

 Prof. Dr. Igor Kaftandzhiev, drejtor mjekësor i Spitalit Klinik "Acibadem Sistina" dhe kryetar i degës maqedonase të kësaj organizata ndërkombëtare, ishte kryesuesi i kursit AO Trauma, ku së bashku me shumica traumatologë dhe ortopedë të njohur nga Evropa, ndanë njohuritë e tyre përmes ligjëratave dhe diskutimeve me pjesëmarrësit, por edhe përmes zbatimit praktik të teknikave operative me ushtrime mbi modele të kockave. Ky kurs përfaqësonte një mundësi të shkëlqyer për edukim të mëtejshëm dhe njohje me teknikat më të reja operative. Në këtë kurs morën pjesë 48 pjesëmarrës nga 15 vende të Evropës.

Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.