Acibadem Sistina

SREQKO RAJOVSKI, MR. SCI MORI PJESË NË SAMITIN PËR SËMUNDJET E RRALLA NË AMERIKËN E VERIUT

19.07.2024

Më 11 korrik në Çikago u mbajti Samiti i dytë për sëmundjet e rralla, një forum unik në të cilin u prezantuan mënyrat bashkëkohore në trajtimin e sëmundjeve të rralla, qasja spitalore, diagnostikimi bashkëkohor dhe trajtimi gjenetik. Shefi i Departamentit të flebotomisë me para analitikë Sreqko Rajovski, Mr. Sci, menaxher për biznes dhe zhvillim të Laboratorëve Diagnostikues ishte i ftuar si përfaqësues i Spitalit klinik “Acibadem Sistina” në këtë samit të rëndësishëm si një studiues i ri dhe profesionist në veprimtarin e tij.
“Kam nderin dhe kënaqësinë që isha i ftuar të marr pjesë në një samit të tillë shkencor. Bëhet fjalë për një mundësi të madhe, që të mbahen debate, të ndahen mendime dhe të parashtrohen pyetje për temat e interesit para institucioneve të dëshmuara shkencore dhe para shkencëtarëve të tyre”, tha Sreqko Rajovski, Mr. Sci.
Agjenda kryesore e samitit është e strukturuar rreth qëllimeve kryesore: të drejtojë procesin e diagnostikimit, të përmirësojë metodologjitë e trajtimit, të rrisë ndërgjegjësimin për sëmundjet e rralla dhe në këtë mënyrë të stimulojë kërkimin dhe zhvillimin për terapi të reja dhe të avokojë për reformat në politikën që mbështesin komunitetin e sëmundjeve të rralla.

Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.