Spitali klinik “Acibadem Sistina” për të tretin vit radhazi do të kujdeset për shëndetin e basketbollistëve meshkuj dhe femra nga ekipi i seniorëve dhe ekipi i të rinjve. Për basketbollistët dhe basketbollistet në dispozicion janë vënë kapacitetet dhe ekipi i plotë me qëllim që në sezonin a ardhshëm sportistët ta japin maksimumin e tyre dhe të arrijnë rezultate të shkëlqyera sportive.
Me rastin e vazhdimit të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm në vizitë të qendrës sportive “Premium” ishte kryetrari i Federatës së Basketbollit, Pero Antiq dhe basketbollisti i kombëtares Damjan Stojanovski të cilët kanë shprehur mirënjohjen e tyre për spitalin dhe menaxhmentin për përkrahjen e deritanishme të basketbollistëve të kombëtares.
“Është nder dhe kënaqësi të rinovojmë kontratën dhe ta kemi spitalin klinik “Acibadem Sistina” si partner të Federatës së Basketbollit. Në të vërtetë, është një nder të kesh përkrahje profesionale mjekësore nga marka më e mirë dhe falë kësaj ne sigurojmë përgatitje të shkëlqyera për të gjithë ekipin. Faleminderit gjithë menaxhmentit dhe mikut tonë të madh Jordan Kamçev, i cili është përkrahës i sportit maqedonas”, tha Pero Antiq.
Dr. Borislav Iliev, specialist i ortopedisë, i cili është pjesë e ekipit përgjegjës që kujdeset për basketbollistët, tha se këtë vit spitali do të ofrojë kushtet më të mira për monitorimin dhe përgatitjen që meriton çdo sportist profesional.
“Pas dy vitesh bashkëpunim të suksesshëm në fushën e përgatitjes dhe parandalimit të lëndimeve sportive si dhe trajtimin e tyre, vazhdojmë të kujdesemi për të gjithë ekipin e Federatës së Basketbollit. Spitali klinik “Acibadem Sistina” ka sistemin më modern për realizimin e trajtimit të plotë tyre. Shpresoj që edhe në vitin e ardhshëm do të përpiqemi me të gjitha kapacitetet tona, burimet njerëzore dhe pajisjet sportistëve tanë t’u ofrojmë kushte maksimale”, tha Dr. Iliev.
Spitali klinik “Acibadem Sistina” është sponsor zyrtar mjekësor i Federatës së Basketbollit të Maqedonisë që nga viti 2022. Ekzaminimet sportive të kombëtareve zhvillohen në qendrën e parë sportive më moderne “Premium” në vendin tonë, e cila ofron kujdes të plotë të integruar për një jetë të shëndetshme në një vend – mjekësi fizike dhe rehabilitim, nutricion me një ekip mjekësh të dëshmuar, fizioterapistë, doktor të mjekësisë sportive, nutricionistë, trajnerë profesionalë dhe instruktorë të certifikuar me përvojë shumëvjeçare.